Drafti për fondin e pensioneve private, Mete: Ndihmon në rritjen e kursimeve! Tabaku: S’merr parasysh kolapsin e skemës! Braçe: Zgjidh mungesën e besimit

Drafti për fondin e pensioneve private, Mete: Ndihmon në rritjen e kursimeve! Tabaku: S’merr parasysh kolapsin e skemës! Braçe: Zgjidh mungesën e besimit

Ervin Mete, Jorida Tabaku dhe Erion Braçe

Skemat private të pensioneve janë një instrument i dobishëm dhe i nevojshëm për rritjen e kursimeve për pension duke përmirësur standardin e jetesës përmes ofrimit të një pensioni shtesë, krahas pensionit të përfituar nëpërmjet skemës publike të pensioneve.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, teksa prezantoi sot në seancë plenare projektligjin “Për fondet e pensionit privat” tha në seancë se do shërbejë për nxitjen e kursimeve për moshë pleqerie.

"Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme”, tha minisitri.

Deputetja e opozitës Jorida Tabaku deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votim, ndërsa shtoi më tej se sipas saj “ligji nuk njeh realitetin dhe problemin dhe dramën që sot përjeton Shqipëria”.

"Kam rezerva për ligjin, dhe nuk do të marrë pjesë në votim. Ligji nuk njeh realitetin, atë qëndidh në tern. Që është kriza e radhës e popullsisë, që do e videntohetnga censi. Largimi masiv I shqiptarëve në 32 vjet, sidomos 2015. Shqiptarët po e largojnë polltikën me largi për fat të keq, duhet ta bëbin me votë. Skema e pensioneve nuk ka rregullaur punën në të zezë, ka stimuluar", u shpreh ajo.

Në seancë për pensionet private ka folur edhe deputeti Erion Braçe i cili tha se vendimet e 5 viteve të fundit në këtë fushë, janë të rëndësishme por jo të mjaftueshme. 

"Ligji për pensionet vullnetare, një mundësi më shumë për një pleqeri të sigurt për shtresën e mesme. Ligji përmbush kërkesën e çdo sipërmarrjeje. Mosfunksionimi i skemave deri tani ka pasur si shkak mungesën e besimit nga qytetarët. Në 5 vite janë bërë reforma pensionesh, por të pamjaftueshme.  Kushdo që ka ndërmarrë reformë pensionesh në këtë vend ka menduar për ata që do të dalin në pension dhe jo ata që kanë dale në pension. Reforma e pensioneve në 2014 rregulloi pensionet e atyre që dolën dhe do dalin në pension, por e pati të vështirë, e la deri te indeksimi, pensionin e atyre që kishin dalë në pension. Ata që kanë pension dënohen me pamjaftueshmëri. Të ardhurat nuk dalin, pavarësisht indeksimit që kemi bërë. Ata që dalin në pension tani kanë një pension shumë më të mire se të ngjashmit e tyre. Nga 2018 e këtej vetëm bonuse në fund të vitit janë paguar 300 milionë dollarë, nuk mjafton. Duhet zgjidhje e re për pensionet. Për ata që dalin në pension zgjidhja është dhënë, për ata që kanë dalë në pension zgjidhje nuk ka”, tha Braçe. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Projektligji 'Për fondet e pensioneve private' në Parlament, Mete: Parashikohen politika lehtësuese fiskale

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, prezantoi sot në seancë plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për fondet e pensionit privat”.

Ministri vuri në dukje se, përmirësimet në ligj adresojnë një sërë problematikash dhe mangësi të ligjit ekzistues, të miratuar në vitin 2009 dhe të pandryshuar apo përmirësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, siç parashikohet edhe në direktivën IORP II të Bashkimit Europian.

“Fondi me pjesëmarrje të hapur krijohet nga shoqëria administruese dhe nuk parashikon kufizime në anëtarësim. Anëtarë të këtij fondi mund të jetë çdo individ, i cili zgjedh të kontribuojë në fondin e krijuar nga shoqëria administruese, përfshirë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme”, tha minisitri, teksa theksoi se, “krijimi i fondit me pjesëmarrje të mbyllur merr rëndësi të veçantë pasi në këtë mënyrë shoqëritë shqiptare nxiten që përmes mundësisë për negocim me shoqëritë administruese të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre, duke sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema.

Gjithashtu vijoi Mete, një risi tjetër e ligjit është rritja e transparencës dhe informacionit ndaj anëtarëve të fondit.

Komisioni vjetor për administrimin e fondit të pensioneve nuk mund të kalojë në asnjë rast 2.5% e vlerës së aktiveve neto të fondit të pensioneve nga 3% që parashikon ligji) tha ai.

Risi tjetër janë rregullat mbi qeverisjen e shoqërive administruese, ndërsa parashikohen politika lehtësuese fiskale.

“Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi fiskale edhe për pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit. Sot sipas ligjit në fuqi, pagesat e marra nga anëtari i fondit tatohen me normën e të ardhurave personale 15%, njëlloj si çdo e ardhur tjetër, ndërsa ajo që propozohet dhe parashikohet në projektligj është që pagesat e marra nga anëtari i fondit në mënyrë periodike mujore, në formë pensioni, të zgjatura në kohë, jo më pak se 2 vjet, pra që të zgjatet dhe koha e marrjes së pensionit, tatohen vetëm për kthimin nga investimi me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale”, tha Mete.

Gjithashtu projektligji ofron alternativa për krijimin e një portofoli investimi më të diversifikuar, për të bërë të mundur rritjen e kthimit nga investimi.

Totali i aseteve neto të fondeve të pensionit privat arriti në rreth 6,2 miliardë lekë, ndërsa numri i anëtarëve rezultoi rreth 37,600, me një rritje prej afro 3% krahasuar me fundin e vitit 2022.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 21/09/2023 17:01

    Po ik leri pensionet shiko drejtoret e drejtorive qe i ke hajduter! I ke me shkelje nga auditi jane per burg kurse ti i mban ne pune! E keni mendjen te vetja juaj asnje smendon per popullin dhe mireqeverisjen! ke drejtora ne drejtori varesi qe kane nga 5-6 vjet dhe jane ber si pronare o Mete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja