Drafti për sigurinë, do hiqen tabakinot 50 metër larg shkollave! Efektivët e policisë të stacionuar për identifikimin e personave të dyshimtë

Këta policë pranë shkollave janë aty për të garantuar sigurinë e nxënësve, jo vetëm fizike, por edhe për t’i mbajtur larg lëndëve dhe individëve të rrezikshëm. Do vëzhgohet çdo person që lëviz dhe qarkullon në afërsi të godinave të shkollave, në një rreze prej 50 metër nga oborri rrethues. Kontingjent të shitjes së lëndëve narkotike me doza, janë objektivi i parë i policëve.

Në Paketën e Sigurisë në Shkolla, e cila sipas burimeve pranë Ministrisë së Brendshme është akoma në fazën e draftimit janë edhe pastrimi i rrezes së shkollave edhe nga kioskat apo tabakinot, të cilat në të shkuarën kanë qenë jo pak herë burimi jo vetëm i alkoolit dhe duhanit, por edhe i lëndëve narkotike. Aktualisht, në vëzhgimin që bëri Report Tv ato vijojnë të jenë aty, por me kalimin në Kuvend të draftit të paketës, pritet të hiqen në vijim. E njëjta gjë po bëhet edhe me parkimet e automjeteve brenda kësaj rrezeje.

Ndërkohë, policia, kur ka dyshime, mund të ndërhyjë për kontroll edhe në biznese që janë në afërsi, me synim kapjen e rasteve të shitjes së narkotikëve, si në një rast në Berat pak ditë më parë ku në një lavash brenda perimetrit të sigurisë së shkollës, u kap një person me doza hashashi. I gjithë ky aksion në afërsi të shkollave mori indice pas zhvillimit të operacionit “Tempulli”, ku u zbuluan droga dhe substanca të reja që po konsumohen nga të rinjtë dhe adoleshentët.

Një prej tyre ishte hashashi xhelatinoz i ardhur nga Kanadaja, i cili kategorikisht është i ndaluar, por edhe lënda e oksidit të azotit që merret përmes tullumbaceve. Në mungesë të një ligji për ndalimin përfundimtar të saj, që në vijim pritet të ketë ndërhyrje për ta shpallur të paligjshme për shkak të pasojave të rënda deri në atak kardiak që sjell, policia po e lufton aktualisht vetëm me tregtimin e tij kontrabandë.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle nëpër lokale që e tregtojnë pa dokumentacion të kalimit të doganë, deri në formësimin e plotë të ligjit. Oksidi i azotit është kthyer në një alarm ndërkombëtar nga mjekët pasi konsumi i tij është rritur ndjeshëm, sidomos te moshat e reja që e gjejnë me 300 lekë në lokale. Në kuadër të luftës ndaj bllokimit të këtyre substancave, u bllokuan në Portin e Durrësit dy bombola që u tentuan të futen kontrabandë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë