TIRANË - Qeveria parashikon të zgjerojë mundësinë e shpronësimit të pronave të patundshme në Republikën e Shqipërisë. Në një projektligj, të mbërritur së fundmi në Kuvend, parashikohet që shpronësimi për interes publik mund të kryhet edhe në rastin e investimeve strategjike.

Deri tani, legjislacioni parashikonte që, në funksion të interesit publik, shpronësimi mund të bëhej për këto shkaqe: për realizimin e detyrimeve të shtetit që rrjedhin nga traktatet dhe konventat ndërkombëtare shumëpalëshe; për realizimin e programeve, të projekteve dhe investimeve, të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare me shtrirje në territorin e disa shteteve, ku shteti ynë është palë;