Drafti/Funksionarët publik mund të marrin armë nëse vërtetojnë se ndihen të kërcënuar nga aktivitet që ushtrojnë! Aplikimi për leje do bëhet te e-Albania

Nëse jeni funksionar publik, tashmë mund të merrni armë. Drafti i ri i qeverisë, i cili është propozuar të pësojë ndryshime u jep të drejtë funksionarëve publikë, kryebashkiakë, gjyqtarë, prokurorë e më gjerë, të marrin armë. E gjitha çfarë u duhet për të marrë armë është të vërtetojnë që rrezikohen për shkak të aktivitetit shtetëror që ata kryejnë. Pjesë e kategorisë janë edhe personat që rrezikohen nga rrethana personale të veçanta.

Ndryshe nga më parë, ku aplikimi është bërë nëpër komisariate, tashmë aplikimi do të mund të bëhet online përmes portalit “e-Albania”. Ndryshimet e projektvendimit janë në fazën e konsultimit publik dhe është propozuar që ndërhyrja të bëhet në vendimin e Këshillit të Ministrave që daton në 4 shkurt të vitit 2015.

Qëllimi i këtij projektvendimi është të lehtësojë procesin e vlerësimit të kërcënimit të rrezikut për jetën dhe pajisjen me autorizim të posaçëm për mbajtje arme për funksionarët publik për shkak të funksionit shtetëror. Aplikimi redukton kohën e marrjes së shërbimit, radhët dhe eviton burokracitë që kanë qenë deri tani.

Përmes këtij propozimi, në projektvendim thuhet se brenda tre ditëve nga paraqitja e kërkesës, strukturat e komisariatit të policisë ku ka vendbanimin personi i kërcënuar duhet të administrojnë dokumentacionet e nevojshëm, si relacionin, nëse kërcënimi për jetë është real, ekstrakte dhe materiale të tjera të dala nga hetimi për këtë kërcënim dhe vërtetim të besueshmërisë së personit të kërcënuar. Më pas, brenda tri ditëve të tjera pune, dosja dërgohet në Drejtorinë Vendore të Policisë, e cila pasi bën vlerësimin dhe shpreh mendimin mbi bazën e dokumentacionit të marrë e përcjell atë në Komisionin Qendror për vlerësimin e rrezikut të personave në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, propozohet që afati i vlefshmërisë së autorizimit të posaçëm për mbajtje arme varion bazuar në vlerësimin e ekzistencës së kërcënimit dhe rrezikut për jetën. Ky vlerësim kryhet me një periodicitet jo më pak se çdo 3 muaj, detaj ky që ndryshon nga vendimi i marrë në 2015-ën, i cili e ka afatin e vlefshmërisë sipas ekzistencës së kërcënimit dhe rrezikut për jetën.

Shërbimi i aplikimit online me arsyetimin e shmangies së radhëve, burokracive dhe duke ofruar lehtësi personave të interesuar, propozohet që të ofrohet edhe për koleksionistët e armëve.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez