Kartelat dhe rezervimi për kryerjen e vaksinave për fëmijët 0-7 vjeç do bëhen online në e-Albania

Prindërit e fëmijëve nga 0-7 vjeç nuk do të kenë më nevojë të paraqiten pranë Qendrave Shëndetësore, për të tërhequr kartelën e vaksinave që kanë kryer të vegjëlit e tyre, sepse nga sot dokumenti sigurohet online dhe në kohë reale, nëpërmjet e-Albania.

Në portalin qeveritar e-Albania është shtuar një shërbim i ri elektronik i emërtuar si “Kartela Personale e Vaksinimit” - https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15393

Qytetarët, që kanë fëmijë nën 7 vjeç, pasi të jenë loguar në llogarinë e tyre personale, mund të përdorin lehtësisht shërbimin, pa patur nevojën e ngarkimit të asnjë dokumenti shoqërues duke gjeneruar menjëherë kartelën e kërkuar. Në formë elektronike, qytetarët mund ta paraqesin dokumentin në çdo kohë drejt administratës së çerdheve dhe kopshteve ku do të regjistrojnë fëmijët e tyre, duke i çliruar përfundimisht nga mundimi i përvitshëm për sigurimin e kartelës në letër dhe me vulë të njomë.

Por jo vetëm kaq! As prindërit e fëmijëve që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë nuk do të kenë më detyrimin ta depozitojnë kartelën pranë shkollës ku do të mësojë fëmija. Tashmë, nëpërmjet ndërveprimit të SMIP dhe Regjistrit Elektronik të Vaksinimit, kartela digjitale e vaksinimit do të dërgohet elektronikisht në shkollë nga vetë sistemi.

Më risinë e fundit, tashmë krijohet një portofol elektronik i ri i vaksinave të fëmijëve nga 0 deri në 7 vjeç, të cilin prindërit mund ta gjenerojnë në çdo kohë nga llogaria e tyre personale në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Edhe një shërbim tjetër për ‘vaksinat’

Bashkë me kartelën digjitale, në portalin e-Albania, qytetarët mund të rezervojnë online për vete apo për pjesëtarë të mitur të familjes, kohën dhe llojin e vaksinës që duan të aplikojnë, në mbrojtje të shëndetit të tyre. Me “Rezervim për vaksinim” - https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15390, qytetarët mund të aplikojnë online për orën, datën dhe llojin e vaksinës që do të aplikohet në qendrën shëndetësore. Aplikantët do të marrin njoftimin e konfirmimit të rezervimit, nëpërmjet e-Albania, në rubrikën “Mesazhet e mia” për t’u paraqitur më pas pranë klinikës në zonën e tyre të banimit.

Mundësia e sigurimit online të kartelës digjitale të vaksinimit dhe rezervimi për vaksinim i bashkohen qindra dokumenteve dhe aplikimeve të tjera lehtësuese, që qytetarët i kryejnë vetëm online. Brenda javëve të ardhshme pritet të nisin edhe regjistrimet në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë për vitin shkollor 2024-2025, procedura që, ashtu sikurse vitet e fundit, do të kryhen nëpërmjet shërbimeve të posaçme elektronike që ndodhen në portalin e-Albania. Me risitë e fundit, numri i shërbimeve elektronike në portalin e-Albania ka shkuar në 1239

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kape benin: 11/06/2024 21:19

    Po ato qe i bejne vaksinat ne privat si i bohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja