‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka trajtuar sot në rubrikën e tij të re “Sy m’Sy” komentin e një qytetareje në rrjetin social të profilit të tij, e cila ankohej për shërbimin e e-Albania-s për aplikimin e një certifikate elektronike në sistem, ku i duhej deri një muaj e gjysmë për ta marrë.

Agime Metani shkruante se:

“Me u dasht me marrë një certifikatë te e-Albania vononi një muaj e gjysmë me nxjerr kodin. E kam provuar vetë!”.

Por kreu i qeverisë e ka kundërshtuar nëpërmjet një hetimi dhe verifikimi të kryer më herët për këtë denoncim të qytetares. Teksa i drejtohet qytetares së i bëri përshtypje komenti i saj dhe u interesua te e-Albania direkt, ka rezultuar se Metani e ka marrë certifikatën në kohë.

“Ju Agime Metani më rezulton se keni aplikuar 4 herë për certifikatë familjare te e-Albania dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht certifikatën. Dhe nuk rezulton asnjë Agime Metani tjetër që të ketë aplikuar ndonjëherë për shërbime në e-Albania”, përgjigjet kryeministri nëpërmjet rubrikës së tij të re.

Madje ai hedh edhe dyshime se zonja në fjalë mund të ishte me profil fals për të sharë qeverinë. 

“Pra ju zonja Agime, që në fakt mund të mos jeni zonja në fjalë, por që i keni marrë emrin për të sharë qeverinë me profil falso, që ankohesh për certifikatën, ju kujtoj se e-Albania ka lëshuar 23 mln certifikata në kohë reale, nga të cilat 7,2 mln certifikata vetëm më 2024”, thotë kryeministri.

Më tej kryeministri nënvizon se “nuk e di arsyen përse qytetarja e bënte këtë koment”, por ai shtoi se merr shkas që të komunikojë me qytetarët për të gjitha rastet e ngjashme të verifikuara edhe me ndihmën e asistentit virtual, inteligjencës artificiale, përfshi edhe te e-Albania.

“Sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania-s, ose 95% e të gjitha shërbimeve publike, që deri dje merreshin në radhë. Nuk bëhej fjalë që dikush që vinte nga jashtë vendit të merrte shërbim pa mbajtur radhë në Shqipëri. Sot kemi 3,2 milionë qytetarë dhe biznese, pra subjekte të regjistruara, që kanë marrë qoftë edhe një herë të vetme shërbim. E-Albania, ka dhënë 45 milionë shërbime, pra 45 mln qëndrime në radhë me ecejake dhe bakshishe përkatëse, të asaj epokës para e-Albania, janë eliminuar. 15,2 mln shërbime janë marrë nga e-Albania vetëm më 2024, ose 15% më shumë se një vit më parë (2023)", thekson ai.

Në fund Rama e cilëson e-Albanian një revolucion dhe ‘fruti më kuptimplotë antikorrupsion”, pasi ka eliminuar jo vetëm radhët, por edhe bakshishet që jepeshin nga qytetarët për të marrë një dokument, ka shmangur kontaktet fizike dhe ‘u ka kursyer qytetarëve orë të pafundme pritjeje, stresi, pasojash dhe parash’.

“Jo më kot e-Albania vlerësohet, jo nga ne, por nga organizmat ndërkombëtarë, si një nga vendet e përparuara europiane, në qeverisjen elektronike. E mira nuk ka fund, e keqja harrohet shpejt. Tani edhe me asistentin virtual 'Diella'. E pra, mesa shof, shumëkujt i duhet kujtuar se deri dje, kur nuk ekzistonte kjo platformë, shërbimet ishin një tmerr! Ishin hap e xhep. Sot, gjithçka ka ndryshuar!”, përfundon kryeministri.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!

Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!