TIRANË- Një trakt i porositur, e ka cilësuar presidenca, draft-raportin e Komisionit të Venecias i cili shprehej se kreu i shtetit Ilir Meta ka tejkaluar komptetencat e tij duke shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit. Në reagimin fill pas publikimit në media të raportit, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shkruan se shtyrja e e zgjedhjeve nuk është bërë në shkelje të kushtetutës, duke i mëshuar argumentit të tij se me këtë vendim ka shmangur gjakderdhjen në 30 qershor dhe Rajshtangun.

Në reagimin e dytë, brenda një harku kohor prej disa minutash, Presidenca kapet me datën  draft-raportit në versionin anglisht. Dokumenti mban datën 29, ditë kur pritej të publikohet zyrtarisht, por ai është bërë publik më herët i marrë në rrugë jo zyrtare nga gazetarët.

"Zero shkelje të kushtetutës! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! Dëgjoni Bundestagun! Uluni urgjent dhe zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë. Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: zero shkelje të kushtetutës!", shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit Meta.

Postimi i plotë i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi