'Venecia': Meta shkeli Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, shkarkimin e gjykon Kuvendi /DRAFTI

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Shqiptarja.com ka siguruar draftin e Komisionit të Venecias që evidenton shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta. Në draft theksohet qartë dhe prerë se Presidenti nuk ka kompetencë për anulimin e zgjedhjeve. Komisioni Venecias thotë se anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit shqiptar bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, apo një marrëveshje të gjerë politike. Por në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar.

"Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetute e në ligj. Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur. Zgjedhjet lokale mund te anulohen vetëm në situata emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazë të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregulla te vendosura me ligj, të përkohshme).

Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta. Në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar. Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc.

Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar në baze ligjore të posacme. Kompetencat e Presidentit sipas Kushtetutës sa i takon caktimit të datës së zgjedhjeve (neni 92/gj dhe 94) nuk i japin Presidentit të drejtën e shfuqizimit të aktit te vet për caktimin e datës së zgjedhjevethuhet në draft. 

Procedura e shkarkimit të Presidentit thuhet në opinion, është proces ligjor dhe politik. Por cili është opinioni i Komisionit të Venecias për shkeljen që ka kryer Ilir Meta? "Shkeljet mund të mos jenë mjaftueshëm të natyrës së rëndë, por edhe nëse janë të tilla, nisur nga kompetencat që ka seanca plenare e Kuvendit për të respektuar qëllimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancën, është ai organi që i merr në konsideratë të gjithë sa më sipër për të vendosur shkarkimin e Presidentit. 

Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse shkelje e Kushtetutës nga ana e Presidentit është e rëndë apo jo. Procedura e shkarkimit te Presidentit është proces ligjor dhe politik. Mbetet ne vendimarrjen e seancës plenare të Kuvendit të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit" thotë komisioni i Venecias.

Komisioni i Venecias ligjëron 30 Qershorin, pavarësisht dekretit të Metës dhe bojkotit të opozitës. "Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor" thuhet në vijim në draft.

Por si erdhëm në këtë situatë? Në datë 8 Qershor, pak orë para zhvillimit të protestës së radhës nga opozita para Kryeministrisë, Presidenti Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa më pas si argument përdori një informacion, që sipas tij kishte ardhur në zyrën e kreut të shtetit nga SHISH që paralajmëronte se do të digjej Kuvendi nga tubimi i dhunshëm.

Megjithatë, pavarësisht bojkotit të opozitës dhe vendimit të Presidentit për të anuluar 30 Qershorin dhe dekretuar 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh, shumica i realizoi zgjedhjet lokale dhe ngriti një komision hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Në kuadër të hetimit nga komisioni i ngritur, Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi një letër me tetë pyetje Komisionit të Venecias për të dhënë opinionin e tyre nëse e ka shkelur Meta Kushtetutën apo jo? Në datë 11 Shtator ekspertët e Komisionit të Venecias ishin në Tiranë ku u takuan me palët politike dhe Presidentin dhe deklaruan se në 11 Tetor do të nxjerrin raportin, draftin e cilit Shqiptarja.com e siguroi dhe publikoi ditën e sotme.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë të Komisionit të Venecias)

Përmbledhja e raportit të Komisionit të Venecias

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura një gal o iliri pall: 28/09/2019 12:58

    Ilir meta e vërteta hajdut pulash komplet njeri paçavure po Edi Rama që të vuri është akoma më paçavuri.

    Përgjigju
  • Populli: 28/09/2019 08:00

    Si qenka kjo shkarkohet ka ber shkelje e duhet te shkoj ne burg ligji I barabart per te gjith

    Përgjigju
  • O tej: 28/09/2019 06:02

    Ha nje m....te madh tani o Presilesh

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 28/09/2019 00:18

    Likja e ka ne terezi o te mjere,behet prap kryegamor i LSI i fut nje kualicion ose me Ramen ose me Berishen dhe loja vazhdon

    Përgjigju
  • Termet Peci: 27/09/2019 23:20

    Shkarkojeni dhe menjehere bashke me Sali Kriminelin Lulaqin dhe Moniken cojini tek 313 ta

    Përgjigju
    • Edi ramozi: 28/09/2019 11:14

      Po ramen a ta lem edhe pak?

  • shqiptare: 27/09/2019 21:37

    Futeni mrena vetem dite te zeza ka pa vendi nga ai . duke u pasunu me gjakun e popullit.

    Përgjigju
  • Lori: 27/09/2019 21:17

    Nese eshte burr qe neser jep dorheqjen....por ngaqe eshte nje krimb qe fshihet pas fustanit te gruas nuk do iki nga karriga derisa ta shkarkoj parlamenti

    Përgjigju
    • Dori: 28/09/2019 00:46

      Burrat lindin nuk behen......kur ka qene ndonjehere burre qe te behest tani. Thjesht tallin trapin me popullin

    • Tirana: 27/09/2019 23:30

      Me burre te shpifur se ky gjen me veshtiresi! Mendoj te njejten gje, faleminderit

  • Sala: 27/09/2019 21:01

    Kur te ikesh mbyll deren.......

    Përgjigju
  • Toni: 27/09/2019 20:37

    Me falni o komentues , po nuk dini anglisht beni copy paste dhe perktheheni ne google, ka shkelje por jo shkelje per tu shkarkuar

    Përgjigju
    • mark: 28/09/2019 09:30

      ka shkelje me qëndru haaa

    • Toni Inglezi: 28/09/2019 08:40

      Keshtu eshte kur nuk di anglisht dhe i perkthen nga google

    • Tipi: 27/09/2019 23:24

      Thote ka shkelje por e vendod parlamenti sa te rwnda janw

  • Blenard: 27/09/2019 20:17

    A mind te me thoni o bastard shtet e pushtet kush ka te drejt tani qe edhe sh qart esht e shkruar keta thon qe ska shkelur kushtetuten po mir mo te degjeneruar per cfar ju duam aty ku jeni te gjith pa perjashtim qe na cmendet felliqesira

    Përgjigju
  • nik: 27/09/2019 20:11

    Nuk do ta jap dorheqen sepse do gjej nje justifikim "alla shqiptarce".

    Përgjigju
  • Bubi: 27/09/2019 20:09

    Si i thon asaj shprehjes like? Shtengo mendjen e veri gishtin bythes apo shtrengo bythen dhe mblidh mendjen?

    Përgjigju
    • Tjeter bubi: 28/09/2019 00:48

      Hauahahahahaha

  • Presidenti me sandale: 27/09/2019 19:42

    Ta dhan mandaten. Shtrengohe mullaqen fort tani. Koha per fshikullim me thuper te njome.

    Përgjigju
  • Populli: 27/09/2019 19:41

    Po ky sikur tha qe do japi doreheqjen po ta nxjerre Venecja si shkeles te kushtetutes.

    Përgjigju
  • Tirona: 27/09/2019 19:11

    I ka ble Rama edhe keta te venecies.

    Përgjigju
  • Vudi: 27/09/2019 19:06

    Mullah likja! U kput kokrra e pare e tespies.

    Përgjigju
  • Yyyyp: 27/09/2019 19:04

    E ndolli per ne termetin apokaliptik por po i bie mbi koken e vet qe ma ka si te lopes se çmendur

    Përgjigju
  • Koli: 27/09/2019 18:58

    Ta gezosh sallamin zoti pordhsident!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi