Draft-statuti i Ramës për Asociacionin e komunave serbe, reagime të shumta në Kosovë

Draft-statuti i Ramës për Asociacionin e komunave serbe, reagime të shumta në Kosovë

Foto ilustruese

Ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se ia ka dorëzuar një draft statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Deputetë të partive politike janë shprehur pro dhe kundër këtij veprimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi se duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiçin.

“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiçin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar, shkruan deputeti Muja.

E shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila tha se nuk e kanë parë draft-statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

“Përtej asaj se një iniciativë ndoshta me qëllim të mirë, por që mund të shkoj keq, është një thënie e vjetër që thotë se ‘rruga për në ferr është e ndërtuar me qëllime të mira”, tha Kusari-Lila.

Ajo tha se raportet me Shqipërinë janë më tepër se fqinjësore. Kusari-Lila u shpreh se draft-statuti i Ramës para se të shkojë Francë dhe Gjermani, duhet të jetë i Kosovës.

 “Ky dokument i shkruar nga zotëri Rama besoj përfundon atje për ku është nisur. Ai dokument nuk është për Francën, për Gjermaninë e shtetet tjera. Ai dokument është për Kosovën, para se të shkojë atje duhet të jetë i Kosovës, me Kosovën dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është Qeveria e Kosovës.

 “Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sovraniteti i shtetit nuk ka qenë asnjëherë më i rrezikuar.

 “Është reduktuar sovraniteti tek njësitë tona të cilat po e mbrojnë një pjesë dhe një zyre, e cila e ka shumë të diskutueshëm legjitimitetin demokratik”, tha ai. “Për ne është me rëndësi të thuhet se ashtu siç e ka pasur kryeministri Kurti mbështetjen në shumë tema, e ka edhe tash në mbrojtjen e pikave 1 dhe 31 të doganave”.

Kurse nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka thënë Hoxhaj.

Ai madje thotë se këtë draft e ka parë, megjithatë, të njëjtin ka refuzuar ta komentojë. Këtë hap të Ramës, Hoxhaj e ka cilësuar si “të rëndësishëm dhe të mirë”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Serbi: 08/06/2023 17:02

    Faj ka ky rr.k Rama qe merret me keto klysha Kosovaresh !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’