Dramë për kombëtaren argjentinase
FIFA dënon Lionel Messin 4 ndeshje

Dramë për kombëtaren argjentinase<br />FIFA dënon Lionel Messin 4 ndeshje
Lionel Messi është pezulluar për katër ndeshje kualifikuese të Kampionatit Botëror me Argjentinën, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.

Superylli i Barcelonës mësoi për vendimin vetëm gjashtë orë para ndeshjes së rëndësishëm të kombëtares së tij kundër Bolivisë në La Paz.

Argjentinasi njëherësh është gjobitur edhe me 9.340 euro.

Sipas mediave, Messi e kishte sharë gjyqtarin anësor në ndeshjen që kombëtarja e tij e fitoi me rezultat 1-0.

Në të njëjtën ndeshje, ai e kishte shënuar penalltinë vendimtar që ia siguroi tri pikët Argjentinës, për të ringjallur shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Mungesa e Messit në kombëtare është padyshim një goditje e rëndë për shanset e skuadrës së tij për pjesëmarrje në Rusi.

Në bazë të këtij vendimi, superylli argjentinas do të mungojë ndaj Bolivisë, Uruguait, Paraguait dhe Venezuelës. 

(Incidenti i Messit me arbitrin anësor)
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve