Drama e emigrantit shqiptar me nusen nga Lihtenshtajni, shokohet nga e vërteta

Drama e emigrantit shqiptar me nusen nga Lihtenshtajni, shokohet nga e vërteta

Foto ilustruese

Gjykata duhej të vendoste dje për një martesë fiktive në Lihtenshtajnit. Të pandehurit ishin një nënë, vajza e saj dhe ish burri i saj – duke u akuzuar se përmes martesës fiktive kishin mundësuar lejeqëndrimin. “Kur e pashë atë, rash në dashuri me shikim të parë,” tha e pandehura dje (e mërkurë) përpara Gjykatës. Kjo deklaratë kaq romantike, më së voni duhet të shqyrtohet për martesë fiktive.

Kthim në korrik 2014: E pandehura, një vajzë e re nga Lihtenshtajni, kalonte së bashku me nënën e saj pushimet verore në Greqi, ku jetonte gjyshja e saj. Në hotel ajo njohu një kamarier me të cilin filloi ta kalonte natën dhe të shkonin së bashku në det. Aty i përjetoi edhe marrëdhëniet e para seksuale, përcjell albinfo.ch.

Në gusht ajo udhëtoi përsëri drejt Greqisë, ndërsa në nëntor bandilli vizitoi atë në shtetin e vogël alpik. Dhe këtu erdhi oferta për martesë – “pa asnjë ndruajtje ai më pyeti mua, nëse do martohesha me të,” tha e pandehura.

“Ajo kërkonte që unë të vija drejt Lihtenshtajnit, dhe kjo ishte e qartë se ne do martoheshim,” kujton bandilli shqiptar, që e njohu vajzën në Greqi, ku punonte prej shumë vitesh. Për dëshmitarë ata morrën nënën e vazjës dhe mikeshën e saj.

Një “po” pa puthje
Korrik 2015: Në Zyrën e Gjendjes Civile në Vaduz ndodhi përfundimisht kurorëzimi i çiftit. Pas asnjë kontakt fizik, bile pa asnjë puthje, ata u larguan nga zyra. Por ata kishin marrë unaza, të cilat nuk ishin të njëjta dhe nuk dihet nëse ishin blerë në Austri ose Zvicër.

Shkurorëzimi dhe ndryshimi i gjinisë
Shkurt 2016: E pandehura fillon një terapi te një psikologe. “Në rolin e bashkëshortes, kam kuptuar dhe menduar shpesh se me mua nuk shkon diçka,” thotë ajo, që tetë muaj më vonë fillon edhe trajtimin hormonal. Së fundi ka ndodhur edhe ndryshimi i emrit, në ndërkohë kishte përfunduar edhe transformimin trupor.

Me fillimin e trajtimit hormonal, burri i saj duheshte ti dërgonte një shishe venë: “I tregova atij, se fillova të transformohesha në burrë – të ndryshoj gjininë.” Me këtë ajo lëndoi atë – “ai u shokua”. Marrëdhënia mes tyre u ftoh – vajza e re thotë se “kisha një dhimbje të madhe” por nuk mund ta detyronte “që ai të bëhej homoseksual”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin