Varfëria dhe mjerimi janë pjesë e pandashme për 4 anëtarët familjes Menkshi nga fshati Homezh, i Mokrës në Pogradec.
E zonja e shtëpisë, Xhevaire Menkshi, prej disa vitesh është sëmurë, e mes dhimbjes, tregon vështirësitë që ka hasur deri më tani. Ajo shprehet se deri para pak kohësh ka punuar me bagëtitë nga ku siguronte edhe ushqimin për fëmijët e saj, ndërsa sot nuk mundet më të punojë për shkak të pamundësisë fizike.
Bashkëshorti i ka ndërruar jetë 5 vite më parë e tashmë ajo jeton e vetme me 3 djemtë e saj, ku dy prej të cilëve janë invalidë gjë e cila u ka vështirësuar më tepër situatën.

Shtëpia është tërësisht e amortizuar dhe kudo mbizotëron lagështira. Ndërsa, sfida e tyre e përditshme është mbijetesa dhe gjetja e një mënyre për të krijuar një të ardhur, pasi e vetmja mundësi ekonomike është pensioni minimal që përfiton kryefamiljarja. Xhevrie Menkshi u bën apel për ndihmë bizneseve dhe institucioneve për ta lehtësuar sado pak peshën e rëndë nga skamja.
Komente

