Drama e familjes shqiptare që u dëbua nga Franca, pas kthimit kryefamiljarit i plas stomaku

Drama e familjes shqiptare që u dëbua nga Franca, pas kthimit kryefamiljarit i plas stomaku

Familja Tocilla, e dëbuar nga Franca dhe kryefamiljari i shtrirë pas operacionit në stomak

Një javë më parë “Shqiptarja.com”, raportoi lajmin sesi francezët protestuan për familjen Tocilla, pasi iu ishte refuzuar kërkesa e tyre për azil në Francë.

Një grupim aktivistësh të shoqërisë civile në Francë, protestoi para derës së shkollës, për të rikthyer familjen dhe dy fëmijët e vegjël, të cilët ishin miqësuar tashmë me komunitetin dhe qytetarët. Silvana dhe Besardi, ishin pjesë e jetës së komunitetit francez dhe ndiqnin shkollën fillore. Pas 1 viti e gjysëm qëndrimi, ata u kthyen në Shqipëri. Babai i tyre, Fatosi, sapo u kthye në Shqipëri, iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi i plasi stomaku, raporton Top Channel.

Fatosi dikur punonte në ndërtim, por në 2006-ën pësoi aksident me makinë dhe që nga ajo kohë vuan nga epilepsia. Para se të nisej për azil familja jetonte vetëm me 90 mijë lekët e invaliditetit që iu ndërpre kur shkoi ne Francë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë