Drama e Muamba! Lojtarët e Tottenhamit në kontroll për zemrën

Drama e Muamba! Lojtarët e Tottenhamit në kontroll për zemrën
Të gjithë lojtarët e Tottenhamit do ti nënshtrohen shumë shpejt një kontrolli të zemrës. Kjo iniciativë vije pas rastit tmerrues që lojtarët e Tottenhamin e panë në lojtarin e Boltonit, Fabrice Muamba i cili pësoj atak kardiak në ndeshjen e FA Cup. Kontrolli i tyre mjekësor ka për qëllim verifikimin apo parandalimin e ndonjë defekti në zemër.

Ndërkohë nga e gjithë bota e futbollit kanë mbërritur mesazhe inkurajuese për shëndetit e mesfushorit Muamba, që ndodhet në gjendje të rëndë, por pa luhatje të shëndetit.

Lojtarët nëpër stadiume kanë shprehur solidarizimin me të në forma të ndryshme. 30 sekonda lojtarët kanë duartrokitur në rastin e Rooney dhe Ferdinand. Lojtarët e Chelsea, si mbrojtësi Gary Cahill ka mbajtur fanellën me mbishkrimin "Pray 4 Muamba" (Lutuni për Muamban). Boltoni tashmë ka paralajmëruar anulimin e ndeshjes së të martës në Premier League për shkak të gjendjes kritike të lojtarit.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra