Drama në Lushnje/ Rilidhet energjia për 7-vjeçaren me astmë, familja ende në qiell të hapur

Dje, Report tv transmetoi problematikën e familjes Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes, ku si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike vajza 7 vjeçare e familjes Dervishi nuk arrinte të furnizohej me ajër normalisht, për shkak se vuan nga sëmundje në sistemin respirator.

Prej disa vitesh Stela Dervishi është e varur nga një aparaturë që i mundëson asaj frymëmarrjen, por kjo pajisje nuk punonte sepse ishte ndërprerë energjia elektrike sepse familja e saj nuk kishte mundësi t’i paguante dritat.

Menjëherë pas transmetimit të kësaj problematike ka reaguar OSHEE duke i rilidhur energjinë elektrike familjes Dervishi. Ndër të tjera OSHEE i ka premtuar zonjës së shtëpisë se nuk do të paguajë energjinë elektrike përgjatë gjithë vitit 2018.

Problem për këtë familje me 4 anëtarë vijon të jetë varfëria pasi nuk arrin të plotësojë as nevojat më minimale. Përveç Stelës, të sëmurë nevojë urgjente për ndërhyje kirurgjikale ka edhe vëllai 9 vjeçar, Qaniu, por problem shumë serioz me shëndetin ka edhe zonja e shtëpisë Tefta, pasi prej vitesh vuan nga tiroidet. Tashmë familja Dervishi nga Lekaj i Lushnjës i ka kthyer sytë nga qielli në pritje të ndonjë mrekullie për ndërtimin e një strehe pasi shtëpia ku jetojnë ata është tërësisht e amortizuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja