Dramatike në Champions League-n e Afrikës, tifozi futet me motosharrë në stadium (VIDEO)

Dramatike në Champions League-n e Afrikës, tifozi futet me motosharrë në stadium (VIDEO)

Përleshja e tifozëve me policinë dhe tifozi me motosharrë

TUNIZI - Incidentet e dhunshme, përfshirë një zjarr, shkaktuan ndërprerjen për më shumë se 30 minuta të çerekfinales së Ligës së Kampionëve afrikane midis Esperance de Tunis dhe Jeunesse Sportive de Kabylie (Algjeri) të shtunën në mbrëmje. Sipas radios "Mosaique" dhe dëshmive të tjera, tifozët e Esperance u përpoqën të futeshin në fushë pas pjesës së parë, por policia ndërhyri dhe shpërthyen përleshjet mes palëve.

Tifozët përmbysën kazanët e plehrave në anët e stadiumit olimpik "Rades" dhe shkaktuan zjarr në një korridor të impiantit. U desh që policia të përdorte forcën për të qetësuar tifozët.

Bie në sy se në stadium u futën shumë sende të ndaluara, mes tyre edhe një motosharrë. E pabesueshme sesi mund të ketë kaluar sigurinë tifozi në fjalë, ndërsa për fat nuk ka pasur humbje jete. Në fund, Esperance Sportive de Tunis mundi kundërshtarët nga Algjeria me rezultatin 2-1 dhe kaloi në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me egjiptianët e Al Ahly.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK