Tunizia ka ndaluar hyrjen e një delegacioni të Parlamentit Evropian, pasi ligjvënësit e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar një marrëveshje të nënshkruar nga ky vend me Brukselin për ta ndalur valën e migrimit, kanë thënë zyrtarët të enjten.
Ligjvënësit nga Komiteti parlamentar për Punë të Jashtme kanë planifikuar që të nisen në këtë shtet të Afrikës Veriore në një mision faktmbledhës.
Mirëpo, në një letër që e ka parë agjencia e lajmeve AFP, Ministria e Jashtme e Tunizisë ka thënë se ligjvënësve nuk do t’iu lejohet hyrja, për shkak “dilemave të shumta” për vizitën.
“Ne e dënojmë vendimin e autoriteteve tuniziane për t’ia refuzuar hyrjen delegacionit”, ka thënë ky delegacion me pesë anëtarë, përmes një deklarate.
“Kjo sjellje është e pashembullt në Tunizi, prej Revolucionit demokratik të vitit 2011”.
Për këtë incident raportohet pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes BE-së dhe Tunizisë në korrik, me qëllim të kufizimit të migrimit të paligjshëm përmes Mesdheut.
Sipas marrëveshjes, të shtyrë përpara nga Italia, Brukseli është zotuar se do t’i ndajë qindra miliona euro si ndihmë financiare për Qeverinë në Tunizi.
Në një debat të zhvilluar këtë javë, ligjvënësit e BE-së e kanë kritikuar marrëveshjen me një qeveri autoritare, e cila është akuzuar për abuzim me migrantë në Afrikën sub-Sahariane.
Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i BE-së, e ka mbrojtur marrëveshjen, duke thënë se e ka rikthyer bashkëpunimin me një partner kyç.
Tunizia është vend prej nga nisen mijëra migrantë me synim që të arrijnë në vendet e bllokut evropian./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28