Marrëveshja BE-Tunizi, Von der Leyen përgjegjëse për emigrantët

Marrëveshja BE-Tunizi, Von der Leyen përgjegjëse për emigrantët

Ombudsmanja e Bashkimit Evropian, Emily O'Reilly, të premten shprehu shqetësime për një marrëveshje për migracionin e nënshkruar korrikun e kaluar midis Komisionit Evropian dhe Tunizisë, duke thënë se Komisioni duhet të shpjegojë se si pakti nuk do të shkelë standardet e të drejtave të njeriut.

"A ka kryer Komisioni një vlerësim të ndikimit të të drejtave të njeriut të Memorandumit të Mirëkuptimit përpara përfundimit të tij dhe ka marrë parasysh masat e mundshme për të zbutur rreziqet e shkeljeve të të drejtave të njeriut?", pyeti O'Reilly i cili hapi një hetim për të drejtat në marrëveshje.

Në letrën e publikuar të premten, dërguar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Ombudsmani tha se ekzekutivi i BE-së duhet të kryejë një vlerësim të të drejtave të njeriut përpara se të nënshkruajë marrëveshje me vendet e huaja.

“A ka ndërmend Komisioni të kryejë një HRIA periodike, sistematike dhe efektive [vlerësimi i ndikimit të të drejtave të njeriut] të veprimeve të ndërmarra gjatë zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit?”, O'Reilly shkruante në letër.

Ombudsmani është një mbikëqyrës i pavarur i punësuar për të trajtuar ankesat në lidhje me punën e institucioneve dhe agjencive të BE-së dhe për të hetuar dështimet e supozuara administrative.

O'Reilly pyeti se si BE synon të mbrojë të drejtat në marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar gjatë verës me qeverinë e Tunizisë.

Ajo gjithashtu pyeti nëse Komisioni ka përcaktuar kritere për pezullimin e financimit nëse nuk respektohen të drejtat e njeriut.

O'Reilly i ka kërkuar Komisionit të përgjigjet deri më 13 dhjetor 2023. Ajo tha se “aty ku të drejtat themelore nuk respektohen, nuk mund të ketë administrim të mirë”, raportojnë mediat e huaja.

Korrikun e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Tunizia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një “partneritet strategjik dhe gjithëpërfshirës” mbi migrimin e parregullt, zhvillimin ekonomik dhe energjinë e rinovueshme. Marrëveshja u nënshkrua në prani të von der Leyen, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe homologut të saj holandez Mark Rutte.

Por organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe eurodeputetët nga e majta kanë kritikuar Brukselin për krijimin e një partneriteti kundër emigracionit me regjimin gjithnjë e më autoritar të Presidentit Kais Saied.

Letra e O'Reilly vjen gjithashtu një ditë pasi Tunizia refuzoi hyrjen për një delegacion prej pesë anëtarësh të Parlamentit Evropian dhe rrit më tej shqyrtimin mbi marrëveshjen e diskutueshme.

Tunizia shtrihet rreth 130 kilometra (80 milje) nga ishulli italian i Lampedusa, dhe ka qenë prej kohësh një pikë nisjeje për emigrantët që rrezikojnë udhëtimet e rrezikshme detare me varka të improvizuara me shpresën për të arritur në Evropë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Roja bregdetare u përpoq ta shpëtonte, I porsalinduri vdes gjatë kalimit në brigjet e Lampedusa

1694861701_LALA.jpg

Një grua ka lindur në një varkë të vogël, e cila mbante edhe 40 emigrantë të tjerë, që nisej nga Sfax, Tunizi. Një roje bregdetare u ka shpëtuar jetën atyre, por ai gjithashtu konstatoi se foshnja kishte ndërruar jetë, për shkak se ai nuk po merrte frymë.

Trupi i të porsalindurit u vendos në një arkivol të vogël të bardhë, i cili u dërgua menjëherë në varrezat e Lampedusa. Nëna e tij, 20-vjeç, u transferua në klinikë për kontrolle të mëtejshme për shkak të gjendjes së saj të rëndë pas humbjes së fëmijës, raporton La Repubblica.

20-vjeçarja u tha mjekëve se gjatë udhëtimit ajo filloi të kishte dhimbje dhe nuk kishte njeri përreth që të kërkonte ndihmë, përveçse emigrantët që ndodheshin në të njëjtën varkë me të.

Sipas raportimeve të autoriteteve italiane 121 persona mbërritën gjatë natës me varka të vogla në Tunizi. Mbrëmjen e djeshme, disa patrulla u përpoqën të kapnin këdo që kishte hyrë në qytet në kërkim të ushqimit dhe strehimit, për t'i urdhëruar ata të ktheheshin nga kishin ardhur.

Së fundmi të gjith liderët evropianë po flasin për marrëveshjen mes BE-së dhe Tunizisë për emigracionin e nënshkruar në korrik.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për periudhën që nga fillimi i vitit e deri më 29 gusht numri i atyre që kanë mbërritur në vend përmes detit është 113.791. Në shtypin italian theksohet se një pjesë e rëndësishme e atyre që vijnë nisen nga Tunizia.

Ora 12:26
Meloni fton Von der Leyen në Lampedusa për të parë nga afër situatën e krizës së emigracionit

1694241302_g.jpg

Kryeministrja Giorgia Meloni tha të premten se ajo ftoi Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen për të parë nga afër seriozitetin e situatës në Lampedusa, ishullin e vogël mesdhetar italian të mbingarkuar me emigrantë.

Meloni tha se shpreson që von der Leyen do t'i bashkohet asaj dhe do të përshpejtojë vendosjen e burimeve të BE-së të premtuara në Tunizi në këmbim të bllokimit të largimeve të emigrantëve nga ai vend.

“Presidentja von der Leyen ka qenë gjithmonë shumë bashkëpunuese. Nuk dyshoj se do të jetë e tillë edhe këtë herë”, tha Meloni në një video-mesazh të shpërndarë nga zyra e saj.

Një zëdhënës i BE-së nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Mbërritja e varkave të mbushura me emigrantë në Lampedusa e ka bërë situatën atje pothuajse të pamenaxhueshme, me qendrat e pritjes të mbipopulluara dhe momente tensionesh mes emigrantëve dhe policisë, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha se situata në Lampedusa është kritike dhe këmbënguli se sigurimi i ndihmës adekuate për më të rrezikuarit duhet të jetë një prioritet.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, rreth 126,000 emigrantë arritën në Itali përmes detit në vitin 2023 që nga kjo javë, gati dyfishi i numrit nga e njëjta kohë e vitit të kaluar.

Fluksi rekord i emigrantëve po shton presionin mbi qeverinë e krahut të djathtë të kryesuar nga Meloni, e cila e bëri luftën kundër imigracionit të paligjshëm një pikë kyçe të platformës së saj të fushatës.

Në këtë sfond, Meloni tha gjithashtu se qeveria e saj do të miratojë "masa të jashtëzakonshme" të hënën për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm në tokën italiane, të cilët nuk kualifikohen për statusin e refugjatit.

Roma do të mbajë deri në 18 muaj ata që hyjnë ilegalisht në vend në qendra specifike ku mbahen emigrantët e paligjshëm përpara se të riatdhesohen. Tani, ato mund të mbahen deri në 12 muaj. Për ata që kualifikohen për statusin e refugjatit, kohëzgjatja maksimale do të jetë 12 muaj.

Mleloni shtoi se qeveria e saj po ndërton qendra të reja pritëse për emigrantët dhe refugjatët sepse ato ekzistuese janë të pamjaftueshme. Të rejat do të ndërtohen në zona me popullsi me densitet të ulët dhe do të ruhen siç duhet për të siguruar që emigrantët të qëndrojnë atje derisa të vendoset nëse ata mund të qëndrojnë në Itali ose duhet të dëbohen.

Përveç kësaj, ajo tha se do t'u kërkojë partnerëve të saj evropianë në Këshillin e ardhshëm të BE-së në tetor "të nisin menjëherë" një mision evropian në Mesdhe për të bllokuar largimet e emigrantëve nga Afrika veriore. Ajo gjithashtu dërgoi një mesazh për emigrantët që duan të tentojnë të kalojnë në Itali.

“Nuk ia vlen ti besosh jetën tënde trafikantëve të qenieve njerëzore, sepse ata të kërkojnë shumë para dhe të hipin në varka që nuk janë të pajisura për të bërë ato udhëtime. Në çdo rast, nëse hyni ilegalisht, do të mbaheni dhe do të ktheheni. Situata jonë nuk na lejon të bëjmë ndryshe", tha Meloni.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë