TIRANE - Drama e shkruar nga dramaturgia Artë Arifit, do të inskenohet në muajin mars të këtij viti në Teatrin  Kombëtar të Tiranës.
""Gruaja në dritare" doli në pah me vlerësimin në aktivitetet kulturore "Netët e leximit të dramës shqipe", ndërkohë që kjo shfaqje tashmë është përzgjedhur të jetë pjesë e sezonit teatral 2014-2015.
Arta Arifi është autorja e parë në gjithë këto vite që debuton në skenën shqiptare të teatrit. Drama e saj mban një përmbajtje thellësisht shqiptare me perspektivë e një gjuhë bashkëkohore.
Përmasa e re e qytetit bashkë me të tjera sjellje të të jetuarit po transformon në mënyrë dramatike gruan në raportet familjare. Autore e disa pjesëve të vëna në teatrin e Kosovës, si dhe me tekste të tjera në proçes, Arta Arifi ndjen se dramës shqipe i mungon një shqetësim bazë.
Personazhet e saj përcaktohen prej rrethanave vetëm pjesërisht, pjesa tjetër është përpjekje ose vepër e dështuar për të vënë në lëvizje vullnetin e lirë. Ata e kanë jetën të vështirë sa për shkak të rrethit ku bëjnë pjesë, zakoneve, papunësisë, aq prej trupit që i përkasin, ndrydhjes së ndjenjave dhe lirisë së mendimit./ATSH/