Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League

Real Madrid - Dortmund, kjo do jetë finalja e 1 qershorit në Uembley të Londrës sa i takon kompeticionit të Champions League.

Mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” Real Madrid fitoi 2-1 me përmbysje kundër Bayern Munich në gjysmëfinalen e kthimit  në Champions League.

Dueli në Madrid ishte me emocione, teksa në pjesën e parë Neuer bëri heroi me disa pritje kundër Rodrygos dhe Vinicius. Paçka mundësive pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në fraksionin e dytë ishte Alphonso Davies në minutën e 68-të që shënoi një gol fantastik duke zgjuar shpresat e miqve për finalen, edhe falë barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik për gjermanët. Në të 81 minutë Ancelotti hodhi në fushë Joselu, me sulmuesin e Real që shënoi dy gola në minutat 88-të dhe 90+1, kjo edhe falë gabimit të Neuer në golin e parë të pësuar.

Kështu Real rikthehet pas sy sezonesh  në finalen e CHL dhe ka shansin që ta dërgojë në 15 numrin e trofeve në këtë event, pasi janë klubi më i titulluar. Ndërkohë Bayern vijon mos fitojë prej 23 vitesh në Bernabeu, duke e çuar në tetë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore ndaj ‘Galaktikëve’.

 

SI.E./S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pazar: 08/05/2024 23:33

    Ndeshja u grabit...turp për UEFA...

    Përgjigju
    • Pazar thote hahaha: 09/05/2024 00:18

      Ndeshja nuk u grabit por u dhurua nga portieri i bajernit… nqs e ke fjalën per offside ishte shikoje mire. ????

    • Shko he rrot k: 09/05/2024 00:02

      E leshoj noyer nga dora topin a i ke syt

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut