ANGLI - Mrekullitë në futboll ndodhin dhe këtë e ka vërtetuar FC Macclesfield, klubi i Ligës së Gjashtë në Angli i cili ka eliminuar në raundin e tretë të FA Cup fituesin në fuqi të këtij turneu, gjigantët e Crystal Palace që luajnë në Premier League.
FC Macclesfield fitoi 2-1 falë golave të Dawson dhe Buckley, ndërsa për miqtë Pino u kujtua vonë pasi shkurtoi shifrat vetëm në minutën e fundit të ndeshjes. Ky rezultat është më tronditësi në këtë turne, pasi diferencat e skuadrave janë të mëdha në cilësi.
Modestët e FC Macclesfield e kanë stadiumin me vetëm 5 mijë vende dhe formacioni i sotëm titullar kushton më pak se 1 milionë euro, por në futboll është vërtetuar që shifrat dhe fusha kanë tjetër peshë.
Komente






