Dramë për futbollistin Memushaj
i vdesin binjakët e porsalindu

Dramë për futbollistin Memushaj<br />i vdesin binjakët e porsalindu
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka përjetuar një dramë familjare, pasi bashkëshortja e tij shtatzënë ka humbur binjakët. 

Mediat italiane bëjnë të ditur se kjo ka qenë dhe arsyeja se pse Memushaj nuk ka luajtur ditën e djeshme në ndeshjen përballë Lacios, në çastet e fundit para se të futej në fushë.

Memushaj është nisur urgjent drejt spitalit ku ndodhej bashkëshortja, e cila pak orë më vonë pësoi dhe dramën e rëndë, të humbjes së jetës së binjakëve që po priste.

E gjithë bota e futbollit në Itali dhe klubi i Pescarës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje të rëndë të futbollistit dhe i gjenden pranë në këto orë të vështira të tij dhe bashkëshortes.

memushaj

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos