Juventusi dhe Cremonese po luajnë për javën e 35-të në Serie A. Për herë të parë këtë sezon, Paul Pogba e nisi këtë duel nga minuta e parë. Francezi nuk ka pasur fat, teksa ka pësuar një lëndim në gju, gjë që ka sjellë edhe daljen e tij në minutën e 24 të ndeshjes, duke u zëvendësuar nga Milik. Pogba u pa me lot në sy, teksa do të kryhen të gjitha testet e nevojshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli bën dhurata, Fiorentina fiton me Udinesen! Roma i largohet Evropës, Juventusi merr tri pikë