Serie A e futbollit në Itali është në javën e 35-të. Në mesditë, Verona humbi 0-1 me Torinon, ndërsa Fiorentina fitoi 2-0 me Udinesen. Në Monza, vendasit fituan 2-0 me kampionët e Serie A, Napolin. Duket se sigurimi i trofeut ka bërë që napoletanët të bëjnë dhurata në kampionat. Roma barazoi 0-0 me Bolognan në transfertë. Në Torino, Juve fitoi 2-0 me Cremonesen.
Në stadiumin "Brianteo", Monza fitoi 2-0 me Napolin për javën e 35-të në Serie A. Pas titullit kampion në kampionat, të kaltrit filluan të bëjnë dhurata duke humbur një ndeshje jo shumë të luftuar. Ndeshja u hap nga Dany Mota në minutën e 18-të, teksa Petagna në të 53 minutë dyfishoi. Me 49 pikë, Monza shkon në vendin e nëntë.
Në "Artemio Franchi", Fiorentina fitoi 2-0 me Udinesen për javën e 35-të në Serie A. Djemtë e Italianos shënuan qysh në të shtatën minutë me Castrovilin, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes ishte Bonaventura që dyfishoi. Me 49 pikë Fiore shkon në vendin e tetë, teksa Udinese me 46 pikë mbetet në vendin e 12-të.
Juventusi fitoi 2-0 me Cremonesen për javën e 35-të në Serie A. Veç tri pikëve, situata nuk ka qenë e mirë për Pogba, që la fushën i dëmtuar në të 24 minutë dhe në vendin e tij u fut Milik. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Fagioli në minutën e 55-të, pas asistit të Chiesa-s. Në të 79 minutë ishte Bremer që dyfishoi për 2-0. Me 69 pikë, bardhezinjtë mbajnë vendin e dytë, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio e vendit të katërt.
Serie A - java 35:
Verona 0-1 Torino
Fiorentina 2-0 Udinese
Monza 2-0 Napoli
18:00 Bologna 0-0 Roma
20:45 Juventus 2-0 Cremonese
Renditja:
Juventusi fitoi 2-0 me Cremonesen për javën e 35-të në Serie A. Veç tri pikëve, situata nuk ka qenë e mirë për Pogba, që la fushën i dëmtuar në të 24 minutë dhe në vendin e tij u fut Milik. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Fagioli në minutën e 55-të, pas asistit të Chiesa-s. Në të 79 minutë ishte Bremer që dyfishoi për 2-0. Me 69 pikë, bardhezinjtë mbajnë vendin e dytë, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio e vendit të katërt.
Juventusi dhe Cremonese po luajnë për javën e 35-të në Serie A. Për herë të parë këtë sezon, Paul Pogba e nisi këtë duel nga minuta e parë. Francezi nuk ka pasur fat, teksa ka pësuar një lëndim në gju, gjë që ka sjellë edhe daljen e tij në minutën e 24 të ndeshjes, duke u zëvendësuar nga Milik. Pogba u pa me lot në sy, teksa do të kryhen të gjitha testet e nevojshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.