Fatura financiare prej 175 milionë eurosh për zbatimin e reformës në drejtësi është një “kafshatë që nuk kapërdihet” për buxhetin e shtetit shqiptar, i cili në një vit buxhetor e llogarit 4 miliardë euro.
Pra, nëse kjo kosto do të ishte për një vit, do të përllogaritej sa gati 20 % e të gjithë buxhetit vjetor të shtetit. Siç mund të kuptohet, kjo shifër do të ishte bllokuese. Por Ministria e Drejtësisë e ka shpërndarë këtë buxhet për drejtësinë në 4 vjet, dhe në dokument është saktësuar se ende nuk dihet se ku do të gjenden këto para. Nga buxhetit i shtetit, Strategjia Ndër-sektoriale thotë se do të marrë rreth 65 milionë euro në këto 4 vjet, ndërsa nga donatorët është parashikuar një shifër prej 3 milionë eurosh. Hendeku financiar në dokument është parashikuar prej 105 milionë euro.
Pra, deri më tani qeveria jonë thotë se ka të siguruara vetëm 40 % të fondeve të nevojshme dhe nuk di se ku do të gjendet 60 % tjetër. Në këtë dokument nuk thuhet se ku do të gjenden këto para, teksa tek kategoria e donatorëve nuk bëhet me dije se kush janë ata, nëse janë fonde të BE-së, apo të donatorëve të tjerë. Me shumë gjasë, fondet e nevojshme do të akordohen nga financimet IPA të Bashkimit Evropian, të cilat, me hapjen e negociatave, pritet të rriten.
Forcimi i pavarësisë dhe llogaridhënies nga institucionet e drejtësisë që përbëjnë objektin e parë ka një mungesë fondesh prej gati 14 milionë eurosh, kryesisht në krijimin e inspektoratit të pavarur për hetimin e shkeljeve disiplinore në gjyqësor, apo riorganizimin e hartës gjyqësore. Specializimi i magjistratëve dhe personelit të gjykatave ka një hendek prej 450 mijë eurosh të nevojshme kryesisht për rinovimin e Shkollës së Magjistraturës.
Rritja e efikasiteti të drejtësisë penale dhe masave anti-korrupsion ka një mungesë fondesh prej 2 milionë euro, ndërsa përmirësimi i sistemit të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sistemeve elektronike ka hendek prej 77 milionë eurosh.
Mbrojtja e të drejtave të njeriut në burgje ka nevojë për 11.5 milionë euro shtesë, kryesisht për ndërtimin e një burgu për minorenet, ndërtimin e shërbimit të provës, spitaleve të burgjeve, etj.
Përmirësimi i funksionimit të Ministrisë Drejtësisë dhe organeve të varësisë, të reja dhe ka një borxh prej 500 mijë eurosh. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Ministria e Drejtësisë ka përfituar një rritje prej 20 milionë eurosh në buxhetin e saj kryesisht në zërin e investimeve për këtë sektor.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Ministria e Drejtësisë ka përfituar një rritje prej 20 milionë eurosh në buxhetin e saj kryesisht në zërin e investimeve për këtë sektor.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com