Drejtësia/Ministrja Gjonaj:Ja kur
do fillojë funksionimi i SPAK-ut

Drejtësia/Ministrja Gjonaj:Ja kur<br />do fillojë funksionimi i SPAK-ut<br>
Ministrja Gjonaj ishte sot në Elbasan ku inspektoi nga afër punën që po bëhet në zyrat e Aluiznit dhe regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ajo u shpreh se ka dalë në terren për të parë, jo vetëm punën që po bëhet nga institucionet vartëse, por edhe për të takuar qytetarët për t’u njohur me shqetësimet e tyre.

Sipas saj, pronat mbeten një problem i mbartur por po punohet  që qytetaret te marrin përgjigje brenda 10 ditëve. Në rast se pengesa vjen nga punonjësit, ka penalitet.

“Jam sot në Elbasan, po ndërmarrim vizita jo vetëm për problemet në terren, por edhe duke takuar qytetarë. Pronat mbeten një problem i mbartur. Ne po përpiqemi që qytetarët të marrin përgjigje për 10 ditë. Në rast se pengesa vjen nga punonjësi ka penalitet”, tha Gjonaj.

Ajo ka kërkuar që stafet të punojnë me orare të zgjatura për tu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sorollatjen e tyre. Gjonaj tha se Ministria po kryen testimin e punonjësve dhe drejtuesve. 

“Inkurajojmë stafet që të punojnë me orë të zgjatura. Nuk do të toleroj sorollatjen e qytetarëve. Ministria po kryen testimin e punonjësve dhe drejtuesve. Duke qenë meritokratik në vendin e punës. Sot është testimi për drejtuesit. Po kalon kjo procedurë kaq transparente për të kryer detyrën me seriozitet”, shtoi më tej ministrja.

Ministrja Etilda Gjonaj u shpreh nga Elbasani se reforma në drejtësi mbetet prioritet i digasterit që ajo drejton dhe i qeverisë shqiptare. Ajo nënvizoi se KLD ka kompetenca te kufizuara në këtë periudhë, por në momentin që do jepet mundësia ne do i shohim.

“Reforma në Drejtësi mbetet prioritet. Menjëherë me përfundimin e fazës së parë të Vettingut do të ngrihen institucionet e reja. Do fillojë edhe funksionimin e SPAK-ut. Presim të përfundojë procesi i Vettingut. KLD ka kompetenca të kufizuara këtë periudhë, por momenti që do jepet mundësia, ne do i shohim”, përfundoi ministrja Gjonaj. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike