Drejt formimit Poli i Tretë? Blushi
drekon me Dukën dhe Shehin

Drejt formimit Poli i Tretë? Blushi<br />drekon me Dukën dhe Shehin<br>
Ben Blushi i LIBRA-s, Agron Duka i PAA, dhe Dashamir Shehi i LZHK kanë drekuar sot në një restorant pranë një qëndre tregtare në kryeqytet.

Takimi vjen pas disa qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha. Agron Duka disa ditë më parë duke folur për mediat pranoi se ishte duke lëvizur në drejtim të një platforme e cila do të sillte pas disa negociatash bashkimin e disa faktorëve parlamentar dhe jo parlamentar në një front të vetëm politik.

Mësohet se dreka e sotme e tre kryetarëve të partive politike, dy prej të cilëve deputetë në parlament pritet të pasohet nga takime edhe më të gjëra që mund të sjellin krijimin e një fronti të tretë politik në Shqipëri. 
blushi duka shehi
(Foto nga takimi Blushi-Duka-Shehi sot gjatë drekës)

Mësohet se në këtë front do të bashkohen edhe shumë eksponentë me peshë politike në vend, të cilët nuk pranojnë situatën aktuale dhe kërkojnë një qasje tjetër ndaj zhvillimeve ekonomike, politike dhe shoqërorë të Shqipërisë./Lajmi është marrë nga citynews.al/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot