TROPOJË- Rikonstruksioni i pjesës së mbetur të rrugës Bajram Curri-Valbonë, e cila është në kilometrat e fundit, do t’i japë frymëmarrje Parkut Kombëtar të Valbonës edhe gjatë dimrit, kur trashësia e dëborës arrin në më shumë se një metër.
 
Me ndryshimet e buxhetit të bëra vetëm pak javë ditë më parë, Qeveria shqiptare vendosi që të japë fondet e mjaftueshme për përfundimin e rrugës së Valbonës.
 
Me këto fonde puna është përqendruar në 11 kilometrat e papërfunduara, ndërkohë që pritet që pas 15 nëntorit të nisë edhe shtresa e dytë e asfaltimit të të gjithë gjatësisë së kësaj rruge, e nisur prej vitesh, por mbetur në mes për mungesë fondesh nga qeveria paraardhëse.
 
Ajo tashmë është në kilometrat e fundit të përfundimit të këtij aksi rrugor të rëndësishëm të Valbonës turistike.

rruga e valbones
rruga e valbones

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)