Drejt luftës?! Macron dhe Putin 1 orë e 40 minuta në telefon, flasin për 'sigurinë dhe stabilitetin në Evropë'
Vladimir Putin dhe Emanuel Macron
Kriza në Ukrainë po intensifikohet, ndaj edhe përpjekjet diplomatike për zgjidhje intensifikohen. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin folën në telefon për 1 orë e 40 minuta të shtunën në vazhdim të diskutimeve të mbajtura më 7 shkurt.
Sipas Presidencës franceze të dy presidentët diskutuan rrugë të ndryshme për të vazhduar zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut dhe vazhduan diskutimin e tyre mbi kushtet për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
"Të dy shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun për këto dy pika. Presidenti i Republikës i përcolli bashkëbiseduesit shqetësimet e partnerëve dhe aleatëve të tij evropianë. Ai i tha Presidentit Putin se dialogu i sinqertë nuk ishte në përputhje me një përshkallëzim", thuhet në deklaratën e Elysée.
Më 7 shkurt, të dy udhëheqësit u takuan për më shumë se 5 orë. Pas këtij takimi, Macron tha se ai dhe Putin ishin në gjendje të gjenin "pika konvergjence" mbi krizën dhe se "u takon neve të biem dakord, së bashku, për masa konkrete dhe specifike për të stabilizuar situatën dhe për të de-përshkallëzuar tensionet.
“Një numër propozimesh dhe idesh të tij, për të cilat është shumë herët për të folur, i konsideroj mjaft të mundshme për të hedhur një themel për hapat tanë të mëtejshëm”, tha Putin për takimin.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15