Drejt medaljes olimpike, kreu i federatës shqiptare të skive zbulon në Report Tv: Si e bindëm italianen Lara Colturi të garonte për kombëtaren shqiptare

TIRANË- Lara Colturi është skiatorja italiane, me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine. Ky lajm i bëri të gjithë krenarë, por të gjithëve iu lindi pyetjA, pse dhe si Lara u bë pjesë e kombëtares shqiptare. Përgjigjen e dha Elvis Toçi, presidenti i Federatës së skive, i cili në intervistën në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj zbuloi negociatat e bëra me vajzën e kampiones, Daniella Cecarelli-t.

“Vajza me origjinë italiane që i është bashkuar federatës sonë, është goca e kampiones olimpike, kjo ka bërë një jehonë në mediat e huaja, në ato vende ku skija zë një vend të rëndësishëm pse zgjodhi Shqipërinë. Ne nuk jemi një federatë që të ofrojmë shumë të mëdha, ne kemi dëshirë për t’u rritur, ramë në kontakt, Italia ka disa kushte për të futur në ekipin kombëtar vajza ose djem të rinj, vajza është 15 vjeç dhe s’është gati për t’u shpallur kampione, ka 8 kupa të fituara në Amerikën Latine. Duket sikur askush nuk e ka mendjen te sporti ynë, ishte mesazh inkurajues i kryeministrit Edi Rama, sepse ne këtë lufte nuk jemi vetëm. Eveniment qe flamuri ynë të valëvitet në botë, Lara duhet të jetë më shumë se një sportiste, një ambasadore e turizmit shqiptar që akoma nuk njihet dhe pse jo të na sjellë medaljen e parë olimpike”, tha ai.  

Për fat të keq, mundësia për të pasur një sportive profesioniste të prodhuar në Shqipëri duket e pamundur, e për këtë Toçi jep argumentet e tij.

“Profesionistët trajnohen në akullnaja. Ne se kemi mundësi në dimër, jo më verë, një profesionist do 250 ditë në borë, e nisëm me idenë për të bërë produkt vendas, por është e pamundur”, shtoi Toçi.

Toçi vë theksin se Shqipëria është e bekuar na natyra duke pasur detin dhe malin, por ky i fundit nuk po shfrytëzohet siç duhet.

“Në Shqipëri, kemi mal e det, mali është i pashfrytëzuar, bora në vend të na kthehet në para, na kthehet në problem, sfida është që këto zona malore t’i kthejmë në resorte. S’kemi pse emigrojmë, gjithçka është këtu. Ne jemi të angazhuar vetëm me gara, ku kemi rekrutuar fëmijë që ky sport të bëhet sa më popullor. S’duhet të merret njeri me drogë, po skija adrenalina është shumë e madhe”, deklaroi kreu i federatës së skive.

Për të treguar se ky sport është shumë fitimprurës, Toçi solli shembullin në Mal të Zi apo në Maqedoninë e Veriut, me shifra që shkojnë miliona euro të shpenzuara nga shqiptarët.

“Në Mal të Zi shqiptarët harxhojnë mbi 20 mln euro për turizëm malor, pra tregojnë që shqiptarët harxhojnë para, si do i marrim këto para në territorin shqiptar dhe bizneset në këtë turizëm, se punon 12 muaj, drejt malit”, u shpreh Toçi.

Megjithatë ai thekson se nuk mjafton vetëm një pistë skish, por një investim infrastrukturor i gjithëanshëm dhe prandaj duhet një bashkëpunim me qeverinë që ta bëjnë të arritje këtë sport luksoz edhe në vendin tonë.

“Ne kemi bërë si federatë  në Korçë, në Shishtavec të Kukësit, ka kudo për t bërë pistë skish, duhet infrastrukturë, hoteleri, është sport luksoz, do kushte të mira, është sfidë, ne jemi duke ndihmuar një masterplan të pistave të skive që mund të bëhen, në bashkëpunim mund të vijë dita që të kemi pistën e parë profesionale”, tha ai.

Pak ditë më parë, ka qevë vetë kreu i qeverisë i cili deklaroi  se ka ardhur koha për të investuar në infrastrukturën e nevojshme që të trajnohen të talentuarit në sportin e skive.

Lajmi në Shqiptarja.com u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 30/08/2022 15:21

    Futjani ca beton edhe maleve se ishim keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja