Së shpejti qindra të burgosur do të shijojnë lirinë si përfitues të aministisë penale që pritet të miratohet. Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili ka publikuar foto në Facebook, ku shihet duke punuar në zyrën e tij, pikërisht me ligjin për amnistinë për të cilin Report Tv mëson se është në fazat e fundit.
Deri tani drafti parashikon që të jenë përfitues rreth 500 të burgosur, shifër që mund të ketë edhe ndonjë lëvizje pasi ende nuk është përfundimtare
Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020.