Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra.
Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.4%
-
Të gabuar
69%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2736
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor, 12:27
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Pas protestave, hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar
2 Tetor, 15:37
-
Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës
12 Shtator, 12:07
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator, 19:52
-
Protestë në Thumanë-Kashar/ Një pjesë kërkon mosbllokim të aksit, por hasin kundështimin e eksponentëve të PD-së
6 Shtator, 18:40
-
Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre
3 Shtator, 18:46
-
Kërkojnë akses në rrugën Thumanë-Kashar, banorët protestë para Kuvendit
2 Shtator, 21:54
-
Protestë në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: Do çojmë në SPAK Belinda Ballukun e ARRSH
30 Gusht, 19:36
-
Protestë në Thumanë-Kashar, tensione mes policisë dhe banorëve, kërkohet hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës
26 Gusht, 19:25
-
Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar! Përplasje mes protestuesve dhe policisë
20 Gusht, 19:35
-
Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për pronat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës
16 Gusht, 20:03
Tjeter zhvatje per qytetaret shqiptar...nuk i ploteson parametrat per tu ber me pagese..ne karahasim me vedet e bashkimit europian ajo rruge eshte katastrofe per tu ber me pagese..asfalti eshte i nivelit te trete..nuk ka bazamente te pershtatshem per atomjetet do te doje riparime qe gjashte mujorshin e pare..dhe keshtu do krijoje sres tek qytetaret qe e perdorin.
PërgjigjuPo me duket e drejte llogaritja sipas llojit te mjetit dhe kilometrave, nuk mund te paguaj njelloj nje motorr 600 kubiksh,nje makin 1200 kubikshe me nje 2500 kubikshe dhe me nje kamion,keto te fundit ne raste aksidenti bejne me shume deme, rreziku keshtu matet
PërgjigjuDuhet vendosur nje tatim i jashtezakonshem mbi te ardhurat nga plaçkitja e pasurise kombetare nga viti 1991 e ketej. Tatimi do jete ne masen 100% dhe do paguhet me tri keste. Mbledhja e tatimit do behet me metodat qe pershkruhen tek seriali Agimet e Stines se Madhe. Pas konfiskimit te pasurise, riedukimi i zullumqareve me kazem ne dore do jete qershia mbi torte.
PërgjigjuItalia e ka pagesen 1€ per rreth 9 km,Franca eshte me shtrenjte,Zvicra ka tarife vjetore si te kalosh nje here si tere vitin,ka qene 35€ por duhet te jete rritur,Slloveni,Austri eshte me bilete me cmime e jave te ndryshme,Kroacia rreth 1€ per km por varet dhe nga lloji i makines,Gjermani,Belgjike pa pagese etj.keshtu qe paguhet ,mos u merzisni.
PërgjigjuMas mirit esht, ashtu siq eka Zvicera. Paguje 40Euro per gjith vitin dhe ecni sa te doni. Shdo makine qe ka deshir per tu futur ne autostrade ta marr vignetten. Se dhe kshtu me pagesa sikur Italie, ka shum potential per ndeshje te Mauti, dhe kolona te pafund. Kshtu qe vignetta te ruan nga kolonat ndeshjet dhe kursen automationet dhe pagesen e njerzve ne pikat pagese.
Në gjithë Europën dhe gjithë botën të hysh ose të dalësh në autostradë paguan një taksë të vogël . Kjo taksë nevojitet për mbarëvajtjen e autostradës përkatëse
PërgjigjuC'KENI MORE VELLEZER PSE ANKOHENI...VETEM PAK DO E HANI...
PërgjigjuDomethene, rruget ndertohen me leket tona, per keto rruge vidhet neper tendera dhe pas rregullimit ne duhet te paguajme qe te kalojme? Si eshte e mundur qe legjitimohet vjedhja keshtu?
PërgjigjuKoker leku mos paguani perdor rrugen tjeter behuni patriota duhe i vendin tuaj
Përgjigjuleket i ka me xhep ai bossi qe e ben se i kan dal pjeshkat e rilindjes garant o babuc
Kane bllokuar ekzistuen
Pse me euro e jo me lek do kalojm nga rruga qe esht pa pages
PërgjigjuSuper biznes!! Për 35 vjet nga 3 milion euro në muaj!!
Përgjigju