TIRANE - Në një kohë kur në kryeqytet po zhvillohet një fushatë për shembjen e ndërtimeve pa leje, nga drejtori i Inspektoriatit Ndertimore Florenc Hoxha, në zonën pranë tregut çam është drejt përfundimit një pallat, pa leje që nga themelet.
Ky pallat, është bllokuar në vitin 2011 nga Ardit Kaja, në atë kohë kreu i Inspektoriatit Ndertimor, por duket se me fitoren e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës, pallati është thuajse në përfundim.
Kanë qenë banorët e zonës përreth ata të cilët kanë denoncuar në A1 REPORT! dhe Shqiptarja.com këtë ndërtesë pa leje. Pas denoncimit të këtij rasti, grupi ynë i xhirimit mbërriti për të verifikuar dhe ajo, që të bën përshtypje është fakti se vec të tjerash mungojnë dhe tabelat orientuese dhe sqaruese për këtë pallat. Pranë tij nuk ka asnjë tabelë e cila të prezantojë projektin apo fillimin dhe përfundimin e ndërtimeve.
Sipas banorëve “punimet në këtë pallat zhvillohen vetëm gjatë natës”.
Jo më larg se 3 ditë më parë, drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha, ditën e mërkurë u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës të mos ndërmarrin veprime të kundërligjshme, pasi ndaj tyre do të ketë vetëm një masë, prishjen. Por sakaq të tjera kompani ndërtimi vazhdojnë punën e tyre sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com