Drejt Punës/ Mazari: Sfidat e
veterinarisë përballë tregut profesional

Drejt Punës/ Mazari: Sfidat e<br />veterinarisë përballë tregut profesional
TIRANE- Prej kohësh Brunilda Mazari ushtron profesionin e mjekes veterinare në klinikën e profesorit të saj. Kujdesi për kafshët për të ka qenë pasion, i cili me punë e studim u kthye në profesion. Brunilda pati fatin e mirë të ushtronte profesionin e dëshiruar menjëherë pasi përfundoi studimet e larta.

Sigurisht fillimet patën vështirësitë e veta, por ajo thekson se puna e palodhur e përkushtimi bëhen fryte të investimit në çdo fushë. Trendi në rritje i të mbajturit një kafshë shtëpiake ka ndikuar edhe në tregun e veterinarisë duke e bërë atë më konkurrues, por kjo gjë nuk e tremb mjeken, ajo këmbëngul se puna dhe dashuria për profesionin janë sukses i garantuar. Madje, një ditë ajo shpreson të jetë mjeke në klinikën e saj personale, ku do të dëshironte të ushtronte këtë profesion duke ecur gjithmonë paralelisht me zhvillimet më të fundit shkencore, të cilat i ndjek më të njëtin intensitet siç bën punën e përditshme.

Si të kujdesemi për kafshët shtëpiake
Për kafshët e shoqërimit nuk mjafton vetëm kujdesi veterinar, ushqimi apo strehimi! Çdo ditë macet apo qentë që ne kemi zgjedhur për të bashkejetuar kanë nevojë për përkujdesje të përditshme sidomos gjatë sezonit të verës. Shumë mjek veterianr theksojnë se, dielli është faktori kryesor i shfaqjes së disa patologjive të veçanta tek macet dhe qentë, të cilat vihen në pah gjatë sezonit veror.

Të shmangim problematikat sipas rracës
Shpesh herë jemi të drejtuar drejt rracave të caktuara të maceve dhe qenëve, por asnjëherë nuk duhet të marrim përsipër të kujdesemi për një qenë pa u informuar në lidhje me specifikat që e karakterizojnë. Për këtë do të na duhet t’i njohim më shumë, jo thjesht t’i konsiderojmë si kafshë shoqërimi, të cilat na mbushin ditën, por si qenie të cilat meritojnë kujdesin tonë. Duhet të njohim prejardhjen e tyre, llojin të cilit i përkasin, me qëllim që të dimë, se si t’i mbrojmë nga temperaturat e larta, si t’i ushqejmë dhe si të sillemi me to.
 
Të jesh një mjeke veterinere, duhet të kesh dhe një eksperiencë në këtë fushë. Sa vite ka që punoni?
Po bëj 8 vite që jam e punësuar në klinikën e profesorit. Menjëherë pas mbarimit të studimeve në Universitetin e bujqësorit për Veterinari jam punësuar si mjeke veterinere. Normalisht, ashtu siç ndodh me të gjithë të rinjtë që në fillimet e tyre hasin vështirësi gjatë ushtrimit të profesionit, ka ndodhur dhe me mua sepse eksperienca me kalimin e viteve fitohet nuk ëhstë që në fillim. Madje gjatë kësaj periudhe shoqërohemi edhe me faktin se, mjekët veteriner duhet të jenë gjithmonë meshkuj, ndoshta një psikologji kjo e ndikuar, por besoj tashmë ka ndryshuar.
 
Ky profesion ka nisur si një pasion apo dikush ka ndikuar në zgjedhjen tuaj?
Fillimisht ka qenë një pëlqim ashtu si gjithë të rinjt që i duan kafshët, por me kalimin e kohës duke ndjekur video apo emisione enkas për kujdesin veterinar kuptova se është një orientim profesional që nuk do më lodh kurrë. Madje, duke pasur kontakt çdo ditë më kafshët bëhesh më e ndjeshme dhe përkushtohesh profesionalisht në ndihmë të tyre.
 
Tetë vite si mjeke veterinare nuk janë pak, ka ndikuar kjo eksperiencë për të krijuar besimin se në një të ardhme mund të kesh një klinikë tuajën?
Është e vështirë pasi duhet të theksoj se numri i klinikave veterinare tashmë është shumfishuar, madje në Tiranë kalon çdo kufi. Por, besoj se në një të ardhme do të arrij të ngre një klinikë veterinarie, pse jo edhe duke ndjekur ecurinë shkencore përsa i përket këtij profesioni.
 
Duke parë faktin se ju jeni në kontakt të drejtëpërdrejt jo vetëm me klientët, por edhe studentët që e zgjedhin këtë profesion. Mendoni se po merr drejtimin e duhur?
Sigurisht që është një profesion pak sfidues, por duhet të them se është një profesion në zhvillim e sipër dhe ka një ecuri të favorshme duke i dhënë rëndësi çdo ditë dhe më shumë. Duke bërë një krahasim të vogël me ca vite më parë, ky profesion tashmë është jo vetëm në zhvilim, por shumë familje po tregojnë një kujdes të veçantë për kafshët e shtëpisë, duke iu dhënë mundësinë edhe mjekëve veterinar të specializohen më tej në studime shkencore.

Duhet të theksojmë se, numri i studentëve që zgjedhin këtë profesion ka ardhur në rritje, prandaj ky është një faktor pozitiv. Për më tepër, në ditët e sotme femrat janë ato që e preferojnë më shumë si profeison dhe gjejnë veten e tyre.
 
Shumë të rinj orientohen drejt profesioneve më të pagauara. Si qëndron ky profesion përballë të ardhurave?
Mendoj se është një profesion me një pagë mesatare, nuk ka një pagë as shumë të lartë, por as të ulët. Nëse ke pasion dhe vullent për tu përkushtuar në këtë profesion besoj se nuk ka shumë ndikim paga!


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?