Drejt Punës, Sejdi:Tatuazhet
 aty ku arti kthehet në zanat

Drejt Punës, Sejdi:Tatuazhet<br /> aty ku arti kthehet në zanat
Tatuazhi, aty ku arti tejkalon kufirin e artit të letrës! Ai ka sfiduar veten, por edhe tregun duke sjell në Shqipëri për herë të parë një mënyrë krejt të re për realizmin dhe format e tatuazheve. Ky është Olsi Sejdi, tatuatori i cili prej 9 vitesh drejton studion “Olsi Klinikë Tattoo”, duke përqafuar kreativitetin në fushën e tatuazheve.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, tatuatori i cili tashmë drejton dhe shkollën profesionale për tatuazhet, një brez të rinjsh që jo vetëm pikturojnë, por studiojnë anatominë  e trupit të njeriut, na vjen në një rrëfim ndryshe. Ai ka rreth 10 vite që realizon tatuazhe, por pasioni i tij për të eksploruar botën e pa kufij të këtij arti, e ka nxitur të kërkoj më shumë ndaj vetes.

E ka nisur si një pasion, por sot është një profesionist i padiskutuar, madje gjithmonë ka kërkuar të kapërcej dijet, duke u trajnuar në shumë vende të botës dhe duke na sjell në Shqipëri një botë tjetër arti, duke thyer tabut e mentalitetit shqiptar. Këto dhe shumë detaje të tjera do t’i lexoni gjatë këtij rrëfimi...
 

Klinika juaj “Olsi Tattoo” tashmë ka një emër në treg. Si i kujtoni fillimet tuaja në këtë zanat?
Normalisht, si çdo profesion apo biznes ka vështirësitë e veta në fillime, por jemi shumë të lumtur që sot kemi bërë një karrierë goxha të mirë dhe jemi shumë të kënaqur me punën dhe emrin që kemi, por kemi akoma shumë për të dhënë.
 
Të jesh një tatuator duhet të jesh i specializuar në këtë fushë. Cilët janë kriteret që duhet të ndjekësh. A duhet të ekzistoj kimia me artin, pasi një tatuator i mirë duhet të ketë dhe një shpirt artisti?
Patjetër që duhet të jesh i specializuar dhe duhet të ndjekësh një sërë trajnimesh, pa harruar anën kryesore që duhet të jesh artist në shpirt dhe i lindur për këtë punë. Në çdo moment duhet të ndërthurësh pasionin me profesionin.
 
Po ju vetë jeni specializuar në këtë drejtim, keni ndjekur ndonjë shkollë specifike për tatoo?
Plus pasionit, patjetër që jam i specializuar dhe mbroj doktoraturë për këtë fushë. Njëkohësisht jam dhe petagog në DRFPP4 ku jap mësim mbi tattoot, njëkohësisht dhe Kryetari i Shoqatës së Tatuatorëve të Shqipërisë, si dhe kam qenë i ftuar disa herë në juri në konkurse ndërkombëtare si, Itali, Portugali, etj. 
 
Ku qëndron vështirësia e këtij profesioni ‘trend’, do ta quaja unë, përsa i përket Shqipërisë?
Vështirësia kryesore që ne ndeshim në këtë fushë është se, populli është i pa informuar. Çfarë do të thotë tattoo dhe si duhet të realizohet ai, domethënë cilat janë kushtet që duhet të ketë një studio apo klinikë tatuazhesh. Por, nuk mjafton kjo, akoma paragjykohet nga shumë njerëz dhe për ndryshimin e mentalitetit na duhet akoma shumë punë.
 
Siguria shëndetësore është një ndër specifikat, pasi anatomia e trupit, gdhendja e ngjyrave dhe shumë elementë të tjerë janë pjesë e këtij profesioni?
Kjo është çështja kryesore! Steriliteti është primar në këtë fushë, njerëzit duhet të sigurohen mirë përpara se sa të vendosin të bëjnë një tattoo, a janë pajisjet sterile pasi këtu qëndron një problem shumë i madh për studiot e Tiranës. Pothuajse të gjitha janë jashtë standardeve minimale që kërkohet për të realizuar një tatoo.
 
Çfarë përgatitjesh duhet të ketë një specialist tatoosh?
Të bëhesh profesionist duhet shumë punë, kanë një sërë trajnimesh e praktikash si çdo profesion tjetër, duke mos harruar që ne jemi më pranë profesionit të mjekësisë. Kështu që, duhet shumë përgatitje.
 
Çfarë tatuazhesh preferojnë të rinjtë?
Tatuazhi është personal dhe përfaqëson karakterin e çdokujt, kështu që asnjeri nuk kanë të njëjtën zgjedhje.
 
Moda ndër vite, si e keni parë ju transformimin e tatuazheve në Tiranë?
Kemi punuar shumë për të futur shumë risi për këtë fushë në Shqipëri dhe ja kemi dalë! Falë përkushtimit dhe suksesit që kemi pasur kemi arritur të bëjmë revolucion ndryshe nga tatuazhet që shikonin më parë të rëndomta apo të pa kuptimta. Sot, njerëzit dalëngadalë po i ndërgjegjësojmë përpara se të bëjnë një tatuazh.
 
Tatuazhi më i çuditshëm që ke realizuar?
Janë shumë, nuk di kujt t’ia vë gishtin që ta quaj të çuditshëm duke filluar që nga stilimet e nishaneve, ngjyrosje të lëkurave për të mbuluar njollat, duke mbaruar tek portreti i ish-Kryeministrit apo Enver Hoxhës.
 
Cilat janë ‘vipat’ që kanë bërë tattoo tek ju, ndonjë kujtim i veçantë?
Janë shumë duke filluar që nga artistët shqiptar si Big Basta, Çartani, Bes Kallaku, Poni, etj, duke përfunduar deri te artistë të huaj si Rio (Tonyt).
 
Çdo zanat pa kualifikim nuk vlen. Një nismë kjo e marrë dhe nga ju duke iu ofruar të rinjve kurse profesionale mbi tatuazhet. Sa zgjat kursi dhe cilët përfitimet?
Normalisht që çdo profesion ka vështirësitë e veta. Kanë një sërë trajnimesh që një person të bëhet realisht profesionist, i duhen të paktën dy vjet intensive trajnime dhe eksperiencë në klinika serioze.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja