Drejt Punës/ Sinanaj: Si bëhemi
 kujdestar fëmijësh për dy muaj

Drejt Punës/ Sinanaj: Si bëhemi<br /> kujdestar fëmijësh për dy muaj
TIRANE- Jetojmë në kohën kur çdo lëvizje ka kosto dhe për këtë arsye shpesh herë takojm prindër të shqetësuar për kujdesin ndaj fëmijëve. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se sot, nëna ka marrë një rol të rëndëssishëm në mirëqeninen e familjes dhe për këtë arsye nuk kanë mundësi të jetë gjatë gjithë ditës me fëmijën.

Çerdhet apo kopshtet private janë zgjidhja më e mirë, por edhe të punësuarit e një bebisiter është një faktor pozitiv? Po sa vend po zë ky profesion në Shqipëri? A respektohet nga institucionet? A kanë besim prindërit shqiptarë, duke iu lënë fëmijët për disa orë? Këto dhe shumë përgjigje të tjera do ti marrim përmes intervistës që trajneria Nevi Sinanaj, na i tregon hap pas hapi. Prandaj dhe motoja që ky institucion ndjek është; Është e nevojshme për ty punëkërkues përpara se të fitosh një zanat këtu tek ne të dish dhe të jesh i qartë dhe i informuar për të drejtat e tua si punëmarrës nesër në jetë.
 
Cili është programi që ju operoni gjatë dy muajve për tu bërë kujdestar fëmijësh?
Ne si qendër e formimit profesional, zbatojmë disa kritere që në fillim. Kriteri kryesor është që çdo vajzë, grua apo djalë të paktën të ketë arsimin e mesëm. Pyetja e parë që ju bëj kur regjistrohen kursantët kur vijnë i këshilloj të jenë miqësore dhe ti duan shumë fëmijët sepse nëse nuk e keni këtë nuk do të keni sukses në profesionin tuaj.
 
Çfarë përfiton një vajzë apo djalë pas një kursi pranë institucionit tuaj?
Trajnimi këtu zgjat dy muaj dhe kurrikula jonë është e përcaktuar nga agjensia e kurrikulave dhe është praktikuar në qendrën tonë për afro 15 vjet. Në këtë kurs, na gëzon fakti që kemi një pjesëmarrje të vajzave të reja dhe si e tillë ata i krijojnë vetes një mundësi punësimi pas këtij trajnimi.

Dëshmia që ne lëshojmë dhe pajisim kursantët është shtetërore dhe ka vlerë edhe jashtë vendit, ku shumë vajza kanë mundur të kenë edhe një punë pas certifikimit. Mund të them se, pas certifikimit më shumë se 4-5 vajza kanë mundur të punësohen si bebisiter në Blegjikë, Itali apo Zvicër, duke pasur kështu një mundësi të mirë për të ardhmen e tyre.
 
Ju theksuat se ka pasur kërkesa dhe nga çerdhe dhe kopshte private. Pra, tregu ka kërkesa për këtë lloj profesioni?
Po ka shumë kërkesa sidomos në Tiranë ku dyndjet janë të mëdha në çerdhe dhe kopshte private janë të mëdha dhe moshapja e institucioneve shtetërore ka bërë që bizneset private janë shtuar. Kjo na ka bërë që ne si institucion profesional shtetëror të jemi një pikë kyçe në zhvillimin e këtij biznesi të hapur gjatë viteve të fundit në Shqipëri.

Pra, nëse dikush do të investoj dhe të hap një çerdhe apo kopsht për fëmijë duhet se s’bën që të trajnohen dhe të pajisen me diplomë profesionale, për të qenë sa më të konkurrueshëm në treg.
 
Keni kursant që më parë kanë punuar si bebisiter dhe tashmë kërkojnë dhe pajisen me çertifikat për të qenë të gatshëm për tregun?
Ky është një fakt, që më gëzon më shumë. Pas kësaj eksperience të gjatë si trajnere në këtë institucion tashmë po prek dhe pjesën më të bukur të një prej kurseve më delikate, siç ëhstë ai i kujdestarit të fëmijëve.

Jam shumë e kënaqur nga grupet që kam trajnuar dhe po trajnoj, por edhe nga prevojat dhe eksperiencat që kanë krijuar, sidomos rasti i Mirelës që ka punuar bebisiter në Greqi apo ratse të tjera të cilat kanë eksperienca në vende të ndryshme. Janë prevoja dhe eksperienca ndryshe nga këto këtu, ku veç gjërave pozitive që marrim kuptoj se si funksionojnë dhe rregullat e familjeve në vende të ndryshme.
nevi sinanaj



























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Dita e lirisë së shtypit, Ambasadat në Tiranë: Media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale

Dita e lirisë së shtypit, Ambasadat në Tiranë: Media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale