Drejt Punës/ Pirro Jani: Jo vetëm
formim profesional...edhe punësim

Drejt Punës/ Pirro Jani: Jo vetëm<br />formim profesional...edhe punësim
TIRANE- Sot tregu i punës sa vjen dhe bëhet më i vështirë. Jo vetëm për shkak të konkurrencës, por edhe përsa i përket kualifikimeve të nevojshme. Për këtë arsye, ne sot jemi përqëndruar tek Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional në Tiranë, ku prej 2005-ës ka mundur të afrojë të rinjtë me anë të zanateve të caktuara.

Drejtori i “DRFPP4”, Piro Jani, tregon se si kanë nisur rrugën e gjatë dhe plot sfida, vështirësi, por dhe arritje për përgatitjen e mijëra punëtorëve dhe zanatçinjve profesionist, të aftë, që përballen çdo ditë me sfidën e shekullit që jetojmë.

Ndërkohë duhet theksuar se, nga viti 2006 deri me 2013, numri i kursantëve ka ardhur duke u rritur, nga 550 kursantë deri në 1300 kursantë në vit. Gjatë kësaj periudhe u shtua gama e kurseve teknike, por dhe ato me profil social dhe linguistik. U hapen kurset e Përpunim drurit, Autoservis, Kuzhinier, Kamarier-Banakier, Asistencë sociale, Kujdestar fëmijësh, Gjuha Angleze, etj.

Totali i kursantëve të rregjistruar në këto vite ka qënë 7000, ku 5500 prej tyre janë certifikuar.
 
Drejtoria Rajonale e Formimit profesional ka pësuar ndryshime të mëdha, në strukturë, formë, por jo në profilin e saj teknik gjatë 2 dekadave. Çfarë ofron sot ky institucion?
Kjo është Qendra e Formimit Profesional nr.4, e cila brenda saj operojnë rreth 40 kurse të formimit profesional me prejashtim të kursit të anglishtes, por kërkesa ndaj kursit të anglishtes është shumë e limituar në krahasim me kurset e tjera.

E rëndësishme është se, në këtë qendër ka një rritje në numër përsa i përket kursantëve nga viti në vit. Kjo ka ardhur dhe për arsyen e strategjive dhe politikave që vetë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka ndjekur për ti afruar të rinjtë me punën, sidomos pas përfitimit të ligjit për tarifat zero ku disa shtresa në nevojë si; të kthyerit nga emigracioni, komuniteti rom, femrat e trafikuara, jetimët, etj, përfitojnë tarfia zero.

Kur them se ka një interesim të madh, kjo vihet re dhe nga statistikat që ne kemi, pasi vetëm në 3-mujorin e parë janë çertifikuar 630 kursantë në krahasim me vitin e kaluar që u certifikuan vetëm 300 kursant. Pra, ka një rritje të madhe dhe një orientim drejt kurseve profesionale. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të kurseve dhe secili pranë nesh mund të realizojë dëshirat dhe të arrij të certifikohet.
 
Si varijojn afatet kohore të kurseve profesionale dhe cilat janë rezultatet që keni marrë në fillesat e këtyre iniciativave?
Kulifikimet zgjasin të shtrirë në kohë nga 45 ditë deri në 6 muaj pasi kurset realizohen me orë dhe kjo e shtrirë me orë, kurset fillojnë nga 150 orë deri në 450 orë që është dhe kursi më i gjatë, që është kursi për elektroaut.

Ajo që duhet parë më pozitivitet është pjesa e punësimit në fund të kursit, pasi vihet re frekuentimi i kurseve. Pra, frekuentimi është në një masë shumë të madhe pasi kursantët këtu vijnë me dëshirë, nuk është se vijnë më detyrim apo e nxit dikush për një kurs të caktuar. Këtu çdo kursant vjen me dëshirë dhe pasion për të mësuar për profesionin që kanë pasur dëshirë.
 
A ka mundur që qendra juaj të krijoj urën lidhëse me biznesin. Si funksionon mënyra e të punësuarit pas përfundimit të kursit?
Sigurisht që ky është një faktor kryesor pas kualifikimeve! Ne, vëmë re se pas përfundimit të kursit kemi dhe një numër të madh të punësuarish sepse mes qendrës dhe biznesit ka një raport të mirë pasi kursantët bëjnë praktikën tek biznese të caktuara dhe në përfundim të kursit një përqindje e lartë e këtyre kursantëve punësohen pranë këtyre bizneseve të ndryshme. Kjo është një risi dhe një bashkëpunim i mirë, duke na ndihmuar në procesin jo vetëm të praktikës, por edhe të punësimit.
 
Si funksionojnë praktikat e kurseve dhe mendoni se janë të favorshme për tu përballur me tregun e punës?
Brenda qendrës tonë jemi munduar që të zhvillohen edhe praktikat e kursantëve. Një ndër këto praktika mësimore është sera dimërore e cila është ndërtuar nga kursantët e kursit të saldimit, ndërkohë kursantët e ndërtimit kanë bërë disa kabinete të reja.

Kjo mënyrë ka sjell që edhe praktika të bëhet nga vetë kursantët dhe përmes praktikës i kanë dhuruar diçka të dobishme dhe qendrës. Gjithashtu jemi duke mundësuar ngritjen e kabinetit të kuzhinës vetëm nëpërmjet kursantëve. Pra, duke marrë pjesë disa kurse të ndryshme si janë; kursi elektrik, saldimit dhe vetë kursi i kuzhinës dhe këto do ti shërbejnë studentëve në vazhdimësi.
 
Cili është qëllimi i qendrës tuaj? 
Ne, pranë qendrës tonë kemi dhe një kurs që është kursi i sipërmmarrjes së biznesit të vogël, pasi dihet që të gjithë ata që kërkojnë të ndjekin një kurs dhe të marrin një zanat pranë qendrës sonë, në përfundim kanë dëshirë që të hapin një mini-biznes, por nuk mjafton vetëm kaq. Janë të destinuar të gjithë ata që nuk kanë njohuri për hapjen e një biznesi për të dështuar. Prandaj ne kemi futur praktikën në kurse të ndryshme që të bëhet dhe një tratim i veçantë për kursin e sipërmarrjes së biznesit të vogël dhe normalisht ka qenë mjaftë efikas.
profesional














































Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm