Drejt triumfit ndaj COVID, 9 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv! Asnjë viktimë në 24 orë, 5 raste të reja! 132 raste aktive në të gjithë vendin

Drejt triumfit ndaj COVID, 9 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv! Asnjë viktimë në 24 orë, 5 raste të reja! 132 raste aktive në të gjithë vendin

Spitali Infektiv

Vendi jonë po shkon drejt triumfit ndaj COVID. Vetëm 9 pacientë po marrin trajtim në spitalin Infektiv i cili është spitali i fundit COVID në Tiranë, pasi "Shefqet Ndroqi" i është kthyer normalitetit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Vetëm 9 pacientë me COVID po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja nga 2621 testime të kryera. Aktualisht sipas ministrisë së Shëndetësisë janë 132 raste aktive në të gjithë vendin.

"Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.   Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.  Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Vlora është qarku i parë që ka dalë nga harta e COVID.

Statistika (17 Qershor 2021) 

Raste të reja ditore        5
Të shëruar në 24 orë      7
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,621

Testime totale            768,559
Raste pozitive             132,481
Raste të shëruara        129,895
Raste Aktive                  132
Humbje jete                  2,454 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Shkodër       43
Tiranë          40
Berat             11
Durrës          11
Lezhë           8
Elbasan        5
Gjirokastër    5
Korçë           3
Dibër             3
Kukës           2
Fier                1

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri