Drejt zeros kërkesat për mjek familjeje, rektori Gjata: Dega e mjekësisë edhe në Durrës e Elbasan, rrisim kuotat

Largimet masive të mjekëve dhe kërkesat e pakëta të studentëve të Mjekësisë për specialitetin “mjek familjeje” rrezikojnë që të boshatisin qendrat shëndetësore.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se nga 40 kuota, vetëm 5 studentë kanë aplikuar për mjek familjeje, ndërsa shqetësuese është edhe mungesa e mjekëve të urgjencës.

"Ne kemi shumë nevojë për disa specialitete siç është mjeku i urgjencës dhe mjekësia e familjes. Në sistemin shqiptar shumica e mjekëve nuk janë mjek familje por janë mjek të përgjithshëm që kanë punuar ndër vite si mjek familje. Dhe gjithashtu sistemi urgjencës, pra duam të formojmë edhe mjekë të urgjencës. Te mjeku familjes kishim 40 kuota  dhe u plotësuan vetëm 5 ndërsa te urgjenca kanë qenë 15 kuota dhe u plotësuan 5 gjithashtu", u shpreh Gjata.

Për t’u dhënë zgjidhje mungesave të krijuara për shkak të largimit të mjekëve, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata thotë se gradualisht do të rriten kuotat për disa degë të mjekësisë.

"Unë besoj se kuotat gradualisht do ti rrisim, ne projektojmë rreth 500-600 kuota në vit duhet ti ketë mjekësia për të përballuar qoftë lëvizjen e mjekëve jashtë vendit qoftë dhe për të plotësuar nevojat në rritje të sistemit qoftë atij publik qoftë sistemit privat", tha rektori.

Një tjetër zgjidhje është parashikuar përmes shtrirjes së degëve të Universitetit të Mjekësisë, edhe në Durrës dhe Elbasan.

"Mund të hapim 50 kuota me një program të përbashkët studimi me Universitetin e Durrësit dhe 50 kuota të tjera me program të përbashkët studimi me Universitetin e Elbasanit ndërsa 50 kuota të tjera do ti shtojmë ne për arsye sepse parashikojmë që në vitin tjetër të fillojë ndërtimi i godinës së re aty ku sot është 6-katëshi i cili i rrit shumë hapësirat e Universitetit", tha Gjata.

Duke u ndalur tek situata epidemiologjike, Gjata bën thirrje për vaksinim, duke argumentuar se ndonëse këtë vit kemi shifra të njëjta infektimesh, hospitalizimet dhe fatalitete kanë rënë me rreth 50%, për shkak të imunizimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokrati: 24/11/2021 00:36

    Po kuotat rritini dhe ata prape do ikin, por me shume tani. Rrisni rrogat, kushtet ose zbythuni si universitet e si ministri.

    Përgjigju
  • Elbasani: 24/11/2021 00:29

    Largoni rektorin e korruptuar dhe te degjeneruar te elbasanit e ka kthy universitetin e e elbasanit ne nje fasoneri prodhim per jasht

    Përgjigju
  • Boti: 23/11/2021 23:24

    O rrembythjet e mutit..po turp si sju vjen more legena..te jane diplomuar specializantet r kirurgjise se pergjithahme atje ku ti je shef dhe gjyysmat kane ikur, gjysmat punojne ne rrethe pa salla dhe me rroge 600 euro..rritja e kuotave ul cilesine dhe rrit informalitetin.

    Përgjigju
    • Argjendi: 24/11/2021 06:56

      Fytyre plenci, fatkeqësi e madhe te te drejtoje ky surrat mut.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI