Drejtësi, dy mijë denoncime
në duart e vëzhguesve të huaj 

Drejtësi, dy mijë denoncime<br />në duart e vëzhguesve të huaj 
Atë që nuk e bëri prej vitesh Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për konstatuar dhe ndëshkuar praktikat abuzive në gjykata, pritet t’a realizojnë institucionet e Vetingut, të cilët do të kalojnë në skaner të trefishtë njerëzit e drejtësisë.

Mbi dy mijë denoncime të qytetarëve ndaj 400 gjyqtarëve në Shqipëri, për zvarritja të gjyqeve, shkelje të etikës, shkelje flagrante të ligjit, shkelje të afateve, organizim i dobët i punës, dyshime për korrupsion etj., të injoruara nga KLD, do të jenë objekt i organeve të Vetingut, në kuadër të përgatitjes së raportit për aftësitë profesionale për çdo gjyqtar. Raporti do të përcaktojë nëse gjyqtari është i përshtatshëm apo jo për të qenë pjesë e sistemit.

Ankesat
Ligji i Vetingut parashikon që periudha e vlerësimit për aftësitë profesionale do të jetë 3 vitet e fundit të ushtrimit të detyrës nga hyrja në fuqi e këtij ligji, por vlerësimi mund të shtihet edhe nga 1 janari 2006. Gjatë këtij harku kohor, pra gjatë tre viteve të fundit, numri i ankesave të qytetarëve kundër gjyqtarëve, të paraqitura në KLD, është mbi dy mijë. Nga ana tjetër, Inspektorati i KLD ka arkivuar shumicën e ankesave. Konkretisht, vetëm për vitin 2015, nga 840 ankesa të qytetarëve, janë arkivuar 628 ankesa. Ankesat e arkivuara do t’u shërbejnë organeve të Vetingut, gjatë vlerësimi të aftësive profesionale të gjyqtarëve. Dhe kjo është tashmë e sanksionuar në ligj.

Për gjyqtarët dhe prokurorët
Jo vetëm ankesat ndaj gjyqtarëve, por edhe ankesat ndaj prokurorëve, do të kalojnë në duart e organeve të Vetingut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, sidomos ekspertëve të FBI.
Neni 50 i ligjit të Vetingut, parashikon që në kuadër të rivlerësimit, Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të plotë në dosjet personale të subjekteve të rivlerësimit, të dhënat statistikore, dokumentet ligjore, dosjet e zgjedhura për vlerësim, vetëvlerësimet, mendimet e eprorëve, të dhënat mbi trajnimet, mbi ankesat ndaj personave që i nënshtrohen vlerësimit dhe rezultatet e verifikimit ankesave, si dhe mbi vendimet për masat disiplinore ndaj të vlerësuarve.

Vlerësimi
Organet e vlerësimit do të rishikojnë dokumentet ligjore të përpiluara nga prokurorët dhe gjyqtarët gjatë periudhës që do të jetë objekt i rivlerësimit. Organi, në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve ligjore të përzgjedhura nga vetë subjekti i rivlerësimit si dhe të 5 dokumenteve të tjera ligjore, të përzgjedhura sipas një sistemi objektiv dhe rastësor, përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar. Nëse institucionet e rivlerësimit nuk marrin dokumentet e kërkuara, relatori i jep një afat prej 5 ditësh subjektit të rivlerësimit ose organit përkatës, për të plotësuar kërkesën. Në rastin e mosbashkëpunimit, gjyqtarit apo prokurorit i jepet vlerësim “i papërshtatshëm” për të qenë pjesë e sistemit. Gjyqtari apo prokurori konsiderohen të papërshtatshëm, kur ka treguar cilësi të papranueshme në punë, gjykim të dobët, nuk ka respektuar normalisht të drejtat e palëve ose viktimave, nuk është efektiv, në atë shkallë sa programi i trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës nuk mund ta zgjidhë këtë çështje për një vit, ose nuk ka kaluar me sukses testimin pranë Shkollës së Magjistraturës.
 
 Aksesi
Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të plotë në mbi ankesat ndaj personave që i nënshtrohen vlerësimit dhe rezultatet e verifikimit ankesave, si dhe mbi vendimet për masat disiplinore ndaj të vlerësuarve.
 
Denoncimi
Mbi dy mijë denoncime të qytetarëve ndaj 400 gjyqtarëve në Shqipëri., të injoruara dhe arkivuara nga KLD, do të jenë objekt i organeve të Vetingut, në kuadër të përgatitjes së raportit për aftësisë profesionale për çdo gjyqtar.
 
 
Institucionet e rivlerësimit 
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Komisionerët publikë
 

3 komponentët e vlerësimi
Vlerësimi i pasurisë
Kontrolli i figurës
Vlerësimi i aftësive profesionale


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë