Tiranë/ Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’! Pasi e qëlloi, i bëri foto dhe u largua! Dyshohet se i ngacmonte partneren

TIRANË- Një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet. Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e kufirit në Laprakë, me pozicion pune në Rinas, qëlloi me pistoletën e shërbimit burrin, kalimtar në trotuar pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit. 

Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari të ketë ngacmuar partneren e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar. Në kundërpërgjigje, Erjon Goxhara, me origjinë nga Memaliaj dhe me banim në zonën e Ali Demit në Tiranë, e ka qëlluar me armë. 

Lorenc Kosta raportohet se ka marrë plumb në këmbë dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm, siç dëgjohen në videon e siguruar nga Report Tv, edhe turistë të huaj.

Dinamika e ngjarjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë i plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. 46-vjeçari ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.

'Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori .'- tha Vocjat drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

1724073961_erjongoxharaautoriiplagosjestekkikady.jpg

 

Autori i plagosjes Erjon Goxhara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:55
Plagosja e 45-vjeçarit të ‘Komuna e Parisit’, efektivi i policisë me makinë ndaloi dhe e qëlloi! I bëri foto pasi e plagosi

1724073181_asasaa.jpg

Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri Lorenc Kostën mesditën e sotme në Komuna e Parisit. Në vendin e ngjarjes thonë burime për Report Tv janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë dinamika si ka ndodhur ngjarja është e tillë: I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë.

46-vjeçari e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Ora 16:08
‘Are you ok!’ disa të huaj i vijnë në ndihmë 45-vjeçarit që u plagos nga polici te Komuna e Parisit

1724073181_asasaa.jpg

Shqiptarja.com sjell pamjet nga vendi i ngjarje ku mbeti i plagosur Lorenc Kosta 45-vjeç nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme (19 gusht) pranë një supermarketi te kompleksi ‘Kika2’ te Komuna e Parisit.

Siç shihet nga pamjet disa turistë të huaj i vijnë në ndihmë të plagosurit.

‘Are you ok?! Sit down!’ (Je mirë, ulu ulu...)’ dëgjohen ti thonë shtetasit e huaj.

Sipas dëshmitarëve dyshohet se Lorenc Kosta i ka ngacmuar partneren Erjon Goxharës.

 

Ora 15:51
Plagosja e 45-vjeçarit nga efektivi i policisë, Vocaj: Kam folur me autorin që të dorëzohet, është në gjendje të rënda psikologjike

 

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.

Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë. Propabiliteti shtoi Vocaj është se autori mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, megjithëse nuk ka qenë në orar pune në ato momente.

'Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin ën Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën.’- tha Vocaj.

Ora 15:25
FOTO/ Kush është efektivi i policisë që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme te kompleksi ‘Kika’ te Komuna e Parisit në Tiranë. I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta dhe është qëlluar nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Shqiptarja.com ka siguruar foton e efektivit që ka qëlluar ndaj 45-vjeçarit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren.

Erjon Goxhara efektiv tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë (deri në momentin kur ndodhi plagosja), ndërsa më parë ka punuar efektiv tek Forcat ‘Shqiponja’. 46-vjeçari ka qenë liruar nga policia me kërkesë të tij më herët, por ishte rikthyer sërish.

 

1724073961_erjongoxharaautoriiplagosjestekkikady.jpg

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi.: 19/08/2024 16:37

    Erjoni nje djal shembullor.kur ka arritur ai deri ktu imagjino sa tronditje ka patur.Se kan dal kto rq dhe ngacmojn grate e botes.

    Përgjigju
  • Turizmi: 19/08/2024 16:36

    Turizmi iku per lesh bubi me turizta qe shohin film live rruges! A more sistemi njepartiak nuk iku kurre

    Përgjigju
  • Spanjolli: 19/08/2024 16:12

    Ky sot hengri koqen e plumbit, ai tjetri para 1 muaji hengri dru derisa vdiq ke astiri. OR MOS NGACMONI ME GRAT E TE TJERVE SE KSHU DO PERFUNDONJ, SHIFNI MOR HALE PUNET TUJA PSE MERENI ME GRAT E TE TJERVE. A PAK BEQARE KA PTUUUUUU

    Përgjigju
  • Gaxhiu: 19/08/2024 16:02

    Bejuni ndonje test psikologjik policve para se tu jepni arme

    Përgjigju
  • berberi: 19/08/2024 15:59

    mos ngacmo gruan e tjetrit...se nuk i dihet nisesh per lesh dhe del i rruar,,,ha,ha,ha ha,ha,ha....

    Përgjigju
  • Llazi: 19/08/2024 15:45

    Nuk janë motive të dobta por të forta. I lumtë dora.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 19/08/2024 15:37

    Mos i fol policit se te vret

    Përgjigju
  • Koli: 19/08/2024 15:35

    Erjoni djale i mire, respekte! Shembullor ne pune dhe i paperlyer! Ja ka bere shume borxh qe e ka plagosur se nuk ka mundesi! Me shume respekt ndaj uniformes! Ai oficer policie me pistolete ne brez spurdhjaku i ngacmon gruan! Mire ja ka bere!

    Përgjigju
    • Duhette: 19/08/2024 16:24

      Duhet te ke qen jasht orarit pa uniform. Por njerzit thon mir ja beri i lumte dora, po sikur ta kish vrar prap mir ja beri? Se kur vriter ndonje nga kta "policet" e bejn deshmor ose thon "vrasje per shkak te detyres".

    • E verteta: 19/08/2024 16:22

      Djale i mire ose i keq ti qe e njeh flet. Per mua eshte nje individ i dobet psikologjikisht qe nuk duhej te ishte polic. Fakti qe eshte polic e ngarkon dy here me faj per perdorimin e armes ne keto kushte. Sipas teje ka arme dhe eshte i privilegjuar ta perdore keshtu? Atehere cfare ndryshimi ka nga rrugaçi nje oficer i trajnuar? Nuk ka asnje rrethane lehtesuese dhe asnje justifikim. Me shume respekt duhet te kemi per cdo njeri dhe jo per uniformen qe perdhoset ne kete menyre dhe ne menyra te tjera edhe me kriminale. Armen shteti ta ka dhene te mbrosh jeten tende dhe te qytetareve dhe jo te pushkatosh pa gjyq.

  • Qytetari: 19/08/2024 15:32

    Mbeta duke thene HIQINI ARMET POLICEVE. 80% prej tyre kane patur llogari ne Skyecc dhe jane ne sherbim te krimit. Nuk u duhet arma per te ruajtur rendin. Mjaftojne shkopinjte e gomes dhe tazer. Nese ka nevoje per nderhyrje me arme eshte FNSH. Aq vend i vogel sa jemi mund te jene ne vendngjarje per pak minuta.

    Përgjigju
  • tani: 19/08/2024 15:16

    jo komuna e parisit,,,por komuna e ballshit,,beratit,,vlores,,fierit,,,sarandes,,korcez,,etj...

    Përgjigju
    • veleciku.de: 19/08/2024 15:50

      Komuna e llakatundës atq, nuk degjoni cbenet a? Nehandertala me rroba njeriu nqarkullim a

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Sonte superhëna, shikoni si dukej mbrëmë nga mali i Gramozit 

FOTO/ Sonte superhëna, shikoni si dukej mbrëmë nga mali i Gramozit