Pas klipit që përmban fragmente nga videoloja 'Call of Duty', Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të re në X, duke alternuar imazhe të sulmeve në Iran me klipe nga filma të famshëm, shpesh me temë lufte. Video e shkurtër 40-sekondëshe, e titulluar 'Justice the American Way', fillon me disa klipe mjaft të parashikueshme nga filma të tillë si 'War Games', 'Gladiator', 'Braveheart' dhe 'Top Gun'. Në një moment, shfaqet Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, i paraprirë nga Walter White nga 'Breaking Bad', i cili reciton vargun e famshëm 'Unë jam rreziku', dhe i ndjekur nga një personazh kërcënues i Transformers. Pastaj është radha e Deadpool. Mbyllja është më e çuditshme. Videoja përfundon me Yugi Muto nga loja popullore Yu-Gi-Oh!, duke thirrur, gjatë një dueli, 'Merre këtë!'
JUSTICE THE AMERICAN WAY. ??? pic.twitter.com/0502N6a3rL
— The White House (@WhiteHouse) March 6, 2026
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: S’ka marrëveshje me Iranin veç dorëzimit pa kushte! Media: Rusia po ndihmon Teheranin me informacione! Meloni telefonatë me Macron, Starmer dhe Merz







