Drejtësia, Fitoussi: Shpresoj që
zbatimi i reformës të nisë në dhjeto

Drejtësia, Fitoussi: Shpresoj që<br />zbatimi i reformës të nisë në dhjeto
KORCE - Ambasadori francez, Bernard Fitoussi thekson rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, duke shprehur besimin se pas përgjigjes së Komisionit të Venecias do të nisë zbatimi i ndryshimeve Kushtetuese.

Nga Korça, ambasadori francez tha se: ‘duhet të ecet me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo nuk bëhet që ti bëhet qejfi KE-së,  gazetarëve, politikës, por sepse populli ka nevojë për një Shqipëri moderne dhe gati për t’u integruar. Gjykata kushtetuese e pa të arsyeshme t’i drejtohet Komisionit të Venecias dhe shpresoj që në 11 dhjetor të fillojë të zbatohet më në fund reforma në drejtësi”.

Ndër të tjera ambasadori francez theksoi se politika ka ende punë, për të bërë përpara në procesin e integrimit evropian.

Procedura është e gjatë dhe Shqipëria ka bërë shumë etapa. Rekomandimi i djeshëm është një prej tyre. Vazhdimi me hapat e tjerë kërkon kohë dhe nuk them që do shtyjmë negociatat, por janë të paktën 40 çështje për tu zgjidhur.”- deklaroi ambasadori Fitoussi. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime