Drejtësia, gazeta austriake:
Vlahutin u kërcënua nga oligarkët

Drejtësia, gazeta austriake:<br />Vlahutin u kërcënua nga oligarkët
Gazeta austriake, “DerStandard” në një shkrim të publikuar në numrin e sotëm thekson se ambasadorja e BE në Shqipërië, Romana Vlahutin dhe familjarët e saj janë kërcënuar, për shkak të reformës në drejtësi.
 
"Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe familjarët e saj janë 24 orë nën ruajtjen e policëve të armatosur, pasi kanë marrë kërcënime.
 
Ishte e qartë se do ishte e vështirë të zbatoje reformën në drejtësi në Shqipërinë me korrupsion endemik, por edhe vetë të brendshmit janë të habitur nga presioni.
 
Ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin kanë punuar fuqishëm për miratimin e Reformës në Drejtësi, ambasada amerikane ka vendosur refuzimin e vizave për zyrtarë, gjyqtarë dhe prokurorë.
 
Në krye të kritikave ndaj bordit të ONM është ministri i Drejtësisë, i partisë në koalicionin qeverisës, LSI.
 
Në një letër për SHBA dhe BE, ai shkruan se partitë nuk kanë rënë dakord për këtë instancë.
 
LSI, e drejtuar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, vendimtar në politikën shqiptare është i shqetësuar që SHBA e BE bashkëpunojnë në radhë të parë me kryeministrin Edi Rama.
 
Ambasadorja e BE akuzohet se është e lidhur me miliarderin Soros.  Fushata aktuale kundër Vlahutin dhe BE tregon sa nervozë janë bërë oligarkët në Shqipëri
" shkruan gazeta.
 
Pak ditë më parë qeveria vendosi të shtonte badigardët për ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
 
Ndërkohë që, jo më larg se mbrëmë, Romana Vlahutin u sulmua nga Sali Berisha, që e cilësoi të lidhur me Soros dhe sjelljen e saj bashkë me të ambasadorit Lu si guvernatorë.

dokumenti per vlahutin
Shkrimi në gazetën austriake

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)