Autoritet e drejtësisë greke,kanë sjellë në Shqipëri dosjen voluminoze të përkthyer në Shqip, kundër biznesmenit shumë të përfolur Klemend Balili. Ky i fundit prej gati 7 muaj qëndron i fshehur, për shkak se ndaj tij ka një urdhër ndërkombëtar arresti.
Mësohet se grekët kanë dorrëzuar dosjen në ministrinë e Drejtësisë që prej datës 12 nëntor 2016, ndërkohë që sot e kësaj dite dosja ende nuk është transferuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Mësohet se grekët kanë sjellë një material prej 10 mijë faqe, material i cili nënkuptohet transferimin e plotë të procedimit penal në Shqipëri.
Mësohet se me transferimin e procedimit nga Greqia në Shqipëri,Klemend Balili do të gjykohet në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.Pak kohë më parë, autoritet greke i kërkuan Policisë Shqiptare dhe prokurorisë që të arrestonin Balilin, por nga këto struktura nuk është marrë asnjë masë parandaluese, edhe pse Balili jepte intervista për televizionet nga zyra e Drejtorisë së Transporteve në Sarandë.
Organizata kriminale
Organizata kriminale shqiptaro-greke vepronte si një trup i vetëm, duke mos braktisur asnjë bashkëpuntor edhe nëse ai arrestohej nga policia.Familja e të arrestuarit mbështetej financiarisht me para të thata, ndërkohë që njëherësh ofrohej pagesa edhe për avokatët mbrojtës që do mbronin të arrestuarit në gjyq.Kjo frymë kishte krijuar një unitet mes anëtarëve të grupit, të cilët kanë vepruar në këtë trafik për dhjetëra vite me rradhë.
Për shkak se territori i organizatës ishte zgjeruar ndjeshëm, ku sipas raporteve të policisë helene thuhet se grupi ishte ndarë në tre celula kruesore, me qendër në Sarandë,ku qëndronte,drejtonte e financonte, Kelmend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.
Në Athinë vepronte Georgios Alifantis bashkëpunëtori më i ngushtë i Balilit dhe njëkohësisht koordinatori i trasnportit, depozitimit të përkohshëm dhe shpërndarjes nëpër Greqi të kanabis të papërpunuar.Ndërkohë që në Bruksel vepronte me të drejta të deleguara një tjetër drejtues Shqiptar që quhet Dhimitër Poti së bashku me vllanë Xhevahir Poti.
Dy nga drejtuesit që qëndronin jashtë Shqipërisë tashmë kanë rënë në pranga, ndërsa koka e këtij rjeti që ndodhet në Shqipëri, nuk është arrestuar nga policia shqiptare dhe se aktualisht është zhdukur pa adrresë. Për Balilin ende nuk është nxjerë një mandat arresti nga policia Shqiptare,ndërkohë që pala greke e ka shpallur në kërkim baronin Shqiptar Kelment Balilin.
Grupi përdorte agjencitë e udhëtimeve dhe agjencitë e transporteve si brenda dhe jashtë vendit për të fshehur drogën, ku shpesh herë e ka bërë këtë gjë në trajlera të mbushur me gurë dekorativë (Mermer), trajlera të nkgarkuar me çokollata dhe drurë për zjarr.
Drogë në trajlera me gurë, dru e çokollatë
Dyshime të forta janë ngritur se grupi që drejtohej nga Kelmend Balili ka përdorur dhjetëra teknika tepër të sofistikuara me qëllim trafikun e drogës. Këto teknika shmangnin zbulimin e drogës nga qentë nuhatës të policisë, shmangnin skanerat por edhe vetë syri i policëve në pikat kufitare nuk mund të konstatonte lehte.
Këto teknika kanë habitur dhe autoritet vendase dhe të huaja, pasi në disa raste droga është fshehur brenda gurëve të mermerit, siç ishte rasti i kapjes së një trajleri në Gjermani.Një tjetër teknikë ka qënë ajo e kapjes së drogës në trajlera të mbushur me dru zjarri, siç ka qënë rasti i bllokimit të trajlerit në portin e Durrësit në 25 tetor 2015, që mendohet se i përket këtij grupi kriminal që drejtohej nga Kelmend Balili.
Ndërkohë dyshime të forta bien dhe për një agjensi udhëtimi me qëndër në Gjirokastër, që mund të jetë bërë pjesë e disa dërgesave me drogë dhe transfertave të parave nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.Gjithashtu organizata ka përdorur në tetor të 2015 një kamion të ngarkuar me krem çokollate, duke trafikuar një sasi të papërcaktuar drogë të llojit kokainë.
Organizatë Kriminale
Të paktën që nga janari i vitit 2014 deri në ditën e arrestimit të tyre më 08-05-2016 krijuan dhe morrën pjesë në një organizatë kriminale me karakter ndërkombëtar e cila kishte ai aktivitet transportimin dhe shpërndarjen e sasie të mëdha kanabis i papërpunuar, kokaine, si dhe kanabis të përpunuar.
Ky aktivitet kryhej midis vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë edhe vendin tonë (Greqia), por edhe nga Shqipëria për në Europë, me synim shpërndarjen e mëtejshme.Kjo bëhej me kamionë të mëdhenj të transportit ndërkombëtar, të cilat në përgjithësi merreshin me qira nga Bullgaria dhe Austrian në emër të kompanive që i shërbenin pjesëtarëve të organizatës kriminale.
Për krijimin e këtyre kompanive përdoreshin disa persona që kishin rolin e “dordolecit”. Kjo organizatë kriminale kishte një strukturë të mirëorganizuar me role të ndara sipas një hierarkie të mirë përcaktuar për secilin prej anëtarëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com