TIRANË - Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu dhe Ambasadorja e BE Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe gjyqtaret e kesaj Gjykate
Takimi zgjati rreth rreth një orë nga ku mësohet se ambasadorët dhe Zaganjori kanë diskutuar për Reformën në Drejtësi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me procesin e reformës në drejtësi si dhe zhvillimet e pritshme në këtë drejtim.
Takimi u shoqerua me debate e diskutime në të cilat u theksua rëndësia e nevojës për reformë dhe u shpreh gaditshmëria e komunitetit të gjyqtarëve për të bashkëpunuar në implementimin e saj. Në thelb kjo reformë duhet të ketë në fokus forcimin real të pavarësisë së sistemit gjyqësor, rritjes së efektivitetit dhe performancës së tij, luftës kundër fenomeneve negative, veçanërisht kundër korrupsionit, etj.
Gjatë diskutimeve, u theksua se ekzistojnë probleme serioze që kanë të bëjnë me cilësinë e vendimeve; kushtet e punës; zvarritja e proceseve gjyqësore; niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia; disiplina dhe etika profesionale, etj. Duhet të jenë pikërisht këto fenomene që kjo reformë duhet të adresojë dhe korrigjojë duke mbajtur parasysh respektimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Gjyqtarët vunë në dukje se suksesi i kësaj reforme lidhet me nevojën për gjithëpërfshirje dhe një konsensus sa më të gjërë, në mënyrë që ajo të prodhojë rezultatë pozitive, të jetë e qëndrueshme në kohë dhe efektive.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë shkëmbyen ide dhe paraqitën opinione për aspekte të veçanta që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese si dhe implementimin e tyre në të ardhmen, nëpërmjet legjislacionit zbatues që do të miratohet mbi bazën e këtyre amendamenteve.
Gjthashtu edhe të ftuarit sqaruan efektet përmirësuese që priten të arrihen nga kjo reformë duke paraqitur vizionin e tyre, si dhe duke siguruar vullnetin e tyre të palëkundur dhe asistencën e vazhdueshme për realizimin me sukses saj.
Në foto janë automjetet e dy ambasadorve në Gjykatën e Lartë në rrugen "Myslym Shyri".

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

me Zaganjorin në Gjykatën e Lartë">