Drejtësia, Meta në Helsink: Avancimi
i zbatimit të reformës me rëndësi 

Drejtësia, Meta në Helsink: Avancimi<br />i zbatimit të reformës me rëndësi 
FINLANDË-Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është pritur në Helsink nga Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Maria Lohela.

Meta dhe Lohela vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Finlandës, ndërsa u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimeve mes deputetëve e komisioneve parlamentare në nivel dypalësh.

E pranishme në këtë takim ka qenë edhe Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade.

Meta dhe Dade u pritën edhe nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Finlandë-Shqipëri.

Në përfundim të takimit, Lohela shprehu gatishmërinë e saj për përparimin e marrëdhënieve Shqipëri-Finlandë, teksa tha gjatë një prenoncimi për shtyp:

"Është kënaqësi të kemi z.Meta për vizitë në Finlandë, e di që nuk është vizita e tij e parë në Helsinki dhe kjo do të thotë se ai ka krijuar marrëdhënie të mira me Finlandën.

Unë jam e lumtur që t’i çoj përpara këto marrëdhënie, shpresoj që veçanërisht deputetët e rinj në Finlandë të nisin kontaktet me kolegët e tyre shqiptarë dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi që të mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Pavarësisht distancës mes dy vendeve tona kemi shumë ngjashmëri.

Jemi dy vende të vogla, por kemi besim në të ardhmen, duam të punojmë shumë në mënyrë që shoqëritë tona të zhvillohen dhe të lulëzojnë. Kështu që shoh shumë hapësira për bashkëpunim në fushën e biznesit, politikës apo turizmit. Jam e bindur se Shqipëria është perla e re e Mesdheut."


Gjithashtu, Meta shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Finlanda ka dhënë në integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të reformës kyçe të sistemit të drejtësisë.

“Ne besojmë shumë në këtë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me Finlandën, sidomos në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit tonë të edukimit në vend dhe për këtë qëllim kemi vendosur, që në mënyrë të veçantë t’i kushtojmë vëmendje shkëmbimeve midis parlamentarëve të rinj për të përfituar sa më shumë nga eksperienca dhe përvoja e Finlandës në këtë drejtim”, tha Meta ndër të tjera.

Redaksia Online
S.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët