Drejtësia nga ngërçi te Gëllçi

Drejtësia nga ngërçi te Gëllçi

Thoma Gellçi

Nje nga juristet me influenciale te shekullit te 18-te, Sir Willaim Blackstone, i famshem per 4 volumet e tij te titulluara “Komente mbi Ligjet e Anglise” ka shkruar se principi themelor is drejtesise anglo-saksone eshte qe “Me mire 10 persona te fajshem te deklarohen te lire, se sa nje person i pafajshem te vuaje” Ky postulat i drejtesise angleze, i njohur edhe si “formula Blackstone” eshte guri i themelit te drejtesise angleze nga ku i ka rrenjet drejtesia perendimore, ne pergjithesi, perfshire dhe ate amerikane.

Nga kampi i lindjes, nje postulat diametralisht i kundert me ate anglez, i artikuluar nga Lavrentiy Beria, ministri brendshem famekeq i Bashkimit Sovjetik dhe besniku i Stalinit, i cili deklaronte: “ Me sillni nje person dhe une do t’ju gjej nje krim” Pra, eshte lehtesisht e kuptueshme se ndersa ne themel te drejtesise anglo-saksone eshte njeriu dhe vlera e paperserithsme e jetes njerezore, ne themel te se ashtuquajtures drejtesi lindore e komuniste eshte pushteti, terrori mbi njeriun e dhuna verbale e fizike.

Fatkeqesisht per 45 vite me rradhe, Shqiperia ju neneshtrua dhe aplikoi parimin e Berias, nje “drejtesi” ku e ashtuquajtuara diktature e proletariatit te denonte njehere kur lindje, dhe po te ishe pak me me fat kur vendosnin te te arrestonin. Pra, Partia ta kishte shkruar “fajtor” ne balle pavaresisht se kishe kryer nje krim apo.

Per Stalinin, Berian, Lindjen ne pergjithesi dhe “apostujt” e tyre, krim ishte edhe po te lindje nga prinder “te gabuar” pra nga ata te cilet ishin damkosur perjetesisht me vulen “fajtor” vetem se nuk ndanin te njejtat ide si diktatura.

Me renien formale te diktatures, u ngjallen edhe shpresat e shqiptareve per nje drejtesi “te verber” te pa-anshme, anglo-saksone, bazuar ne parimin e Lordit Blackstone, ku dinjiteti dhe te drejtat themelore te njeriut ishte primare ne aplikimin e pa-anshem te verdikteve gjyqesore.

Cfare pasoi ne 20 e ca vjet, eshte nje metamorfoze e cuditshme, per te qare e per te qeshur, nje amalgame vendimesh here te drejta e me shume te padrejta, ku vrasesit e trafikantet e medhenj ose lirohen shpejt kundrejt shumave te majme paguar gjyqtareve, dhe fukarenjte qe nuk i kane ato mundesi burgosen per mospagim energjie elektrike.

Gjyqtare qe u pasuruan ne kurriz te ish-pronareve duke perfituar shuma marramendese ne kembim te tjetersimit te pronave legjitime te ish-pronareve apo shtetit. Duke pare ate rremuje vendimesh ku krimineli lihet i lire e hallexhiu shpallet i fajshem, eshte i kuptueshem zhgenjimi masiv i popullit, zhgenjim qe uluriste per reforme, per ndryshim, jo te shkuarit pas ne drejtesine e para 90’s por per nje drejtesi anglo-saksone, perendimore. Hapat e pare te reformes ne drejtesi dhane nje shprese fillestare sikur dicka do ndryshonte per mire.

Popullit ju hodh nje llokme entuziazmi, kurse perendimoret te cilet financuan me fonde dhe “expertize” (skeptiket thone sorosiane) ngritjen e strukturave te reja, u vune ne rolin e atyre avokateve qe nuk duan te humbasin, kjo ishte “bebja” e tyre, dhe si e tille, jo vetem nuk duhej te deshtonte por do te ishte trampolina e karrieres se tyre diplomatike.

Kjo funksionoi per bukuri, pati nje ngerc te pritshem ne vitet 2013-2014, i cili eshte prevalent edhe sot, ku ceshtje te rendesishme, kriminale apo pronesore u bene kapice ne tryezat e gjyqtareve te cilet ishin me te preokupuar te kalonin “vettingun” partiak se sa te gjykonin drejtesisht e te jepnin vendimet e duhura.

Si dikush qe e ka ndjekur nga larg metamorfozen e drejtesise nga fundi i viteve 90’te, ne vazhdim, ky lloj ngerci apo kolapsi ishte deri diku i pritshem, pra per 2, 3, apo 4 vjet. Kjo me sjell te tituli i ketij shkrimi, ceshtja e “famshme” Gellci ne vitin 2022, jo pak por 9 vjet nga ngjizja e reformes.

Kjo ceshtje, ne se eshte si po shitet ne opinion si nje prove se reforma ne drejtesi po jep rezultat, po jep efektin e kundert, ate se si reforma ne drejtesi kaloi nga formula e Lordit Blackstone tek postulati i komunistit Beria. E kam ndjekur me interes kete ceshtje prej diteve te para, per mua eshte ceshteje e nje shqiptaro- amerikani i cili vendosi te kthehej nga SHBA per te kontribuar ne atdhe, si shume te tjere qe paten ate shtyse, e une vete nje aspirant te cilit nuk ju realizua deshira.

Ky ishte “versioni i shkruar” te pakten i degjuar nga miq e shoke te Thomait. Kam ndjekur me interes edhe progresin e RTSH’se, nga nje institucion ku kishte me shume minj si bujtes te paftuar ne zyrat e institucionit se shikues te programeve te RTSH-se, ne nje TV ku nuk eshte veshtire te dallohet nje progress i dukshem ne programet, cilesine dhe shikueshmerine e tij.

Ne fakt, doja te mos flisja per kete ceshtje pa u shprehur drejtesia, pasi nje hije dyshimi egziston nen nje klime tejet te korruptuar shteterore, ku cdo raport i nderkombetareve, perfshire edhe DASH-in, na rendit aq poshte ne klasifkim sa do duhej te kishin dhene doreheqje nja 4 qeveri ne 8 vjet ( po kjo nuk i sherben stabilitetit dhe reformes !?!). Pra, le te fliste drejtesia ne fillim.

Eshte vendi te kujtohet se akuza ndaj tij, te pakten cfare ka publikuar prokuroria deri tash, eshte shtyrja e nje tenderi 800 mije dollaresh jashte kufirit te lejuar nga kontrata per nje periudhe dy-javore. Po ne fakt le te supozojme se nuk eshte vec kjo, por me keq dyhshohet se ai ka pervetesuar te gjithe tenderin (praktikisht dhe logjistikisht e pamundur kjo), por le te themi se eshte kjo.

Nje lajm i dates 28 Janar bente te ditur se Gjykata e Larte refuzoi kerkesen e Gellcit per t’u gjykuar ne gjendje te lire. Vini re, e vetmja gje e cila ai kerkoi ne kete faze, ishte te gjykohet i lire. Nje praktike kjo jo vetem e ligjeruar por edhe e zbatuar gjeresisht. Shembuj ne Shqiperi ka plot, qysh nga ditet e para te viteve 90-te, Saimir Tahiri, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, e qindra te tjere pushtetare. Edhe njehere, keta mund te jene te pafajshem apo fajtore, por fakti eshte qe jane akuzuar per shume me teper se ish-drejtori i RTSH-se.

Me tutje, shembuj konkrete ka eshe ne SHBA, ku nje dyzine personash te lidhur me Trump dhe fushaten e presidencen e tij, u akuzuan, gjykuan ne gjendje te lire dhe moren denimet perkatese pas nje procesi gjyqesor te rregullt.

Mjafton te permendim Steve Bannon, Michael Flynn, Paul Manafort, George Papadopoulos etj, etj. Te gjithe, te akuzuar per ceshtje korruptive, civile, u gjykuan ne gjendje te lire. Cfare e pengon gjykaten te pranoje kerkesen e Gellcit per t’u gjykuar i lire?

Ne se u arrestua nga prokuroria pa prova, kjo na con ne formulen e Berias, me sillni njeriun e une do ju gjej krimin, ne se eshte arrestuar pas provave te gjetura, atehere le te provohen nga prokuroret e te certifikohen nga drejtesia e re.

Imagjinoni per nje cast sikur gjyqi eventual do e nxjerre te pafajshem. Si i kthehet familjes dhe atij vete kjo periudhe?

Po ashtu, le te themi se ai lejohet te gjykohet ne gjendje te lire, si mund ta pengoje drejtesine dhe provat?

Tenderi nuk zhbehet me, as parate nuk kthehen me ne burim ne se jane pervetesuar. Drejtesia e re, ma ha mendja, ka parashikuar raste te interferimit me provat dhe deshmitaret, krime te cilat denohen rende, te pakten ne perendim. Ne vend te mbylljes: Une nuk e kam idene ne se Gellci eshte fajtor apo jo, kjo pergjigje i takon atij, prokurorise, avokateve, dhe gjykatesve te kesaj ceshtjeje. Por une di se nje Thoma ne liri te perkohshme eshte zbatimi i parimit “i pafajshem deri sa te shpallesh fajtor” dhe si i tille ai duhet te jete i lire, qofte edhe perkohesisht.

Ne se Thomait i privohet liria deri sa prokuroria “te mbledhe provat” qe i duhen per Gellcin, une nuk gjej dot shembull me te sakte qe t’i pershtatet postulatit te Berias: “Me sillni Gellcin, t’ju gjej krimin” ose versionit vetingas: “Mbani ne burg Gellcin, te tejkalojme ngercin” Vendimi shterues i Gjykates se Larte ne 28 Janar, ne lidhje me kete le nje shije te hidhur dhe nje mjegullnaje qe ndihmon skeptiket dhe kundershtaret e reformës se siperpermendur!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 31/01/2022 03:28

    Ti mire e ke kapur situaten. Por ne ne memedhe drejtesine e kemi sipas motit. Kur zgedhehet bashkkombesja juaj Kim, funksionon 120% kur nuk - e kupton vete ti. Ose ndoshta ne ja fusim kot dhe prokuroria jone "speciale" vertet ka prova se hetimi dhe gjykimi i te akuzuarit ne liri mund ti jape atij mundesine te largohet ose prishe provat! A kupto? Si e ka dhe ligja. Sepse i akuzuari ka shok te ngushte Kryeministrin e vendit dhe lloj e sorollop. Jane te fella keto pune. Shkurt hesapi dhe qe te mos trembesh kot. Raste si i ketij te korruptuarit Gellici dhe te tjere, ne fakt jame ne interes te tyre sepse ne fund as do denohen dhe as do i gjeje gje. Por ato parate qe kane vene menjane dhe te tjerat qe i presin per sakrificen ne emer te drejtesise, do ti kene te sigurta. Dhe mbase do te dorovijne edhe zotrote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?