"Drejtësia", Nishani kalon në
heshtje 3 ligje,gati ankimimi i PD

heshtje 3 ligje,gati ankimimi i PD">
Teksa opozita ka përshkallëzuar betejën kundër çeljes së negociatave, në Fletoren Zyrtare janë botuar dje tre projektligje të rëndësishme, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, kush ky i artikuluar nga përfaqësues të Brukselit, për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Në Fletoren Zyrtare janë botuar ligji për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë, ligji organizimin e pushtetit gjyqësor dhe ligji, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Tre ligjet kaluan në heshtje nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Ky i fundit zgjodhi rrugën e ndërmjetme, ku as nuk dekretoi miratimin dhe as kthimin në Kuvend të ligjeve, por vendosi të konsumonte afatin kushtetues për t’u shprehur. Neni 84 i Kushtetutës, parashikon që Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti nuk ushtron të drejtën brenda afatit.

Kështu, pas konsumimit të afatit kushtetues, mazhoranca ka botuar me shpejtësi tre ligjet në Fletoren Zyrtare. Hyrja e tyre në fuqi pas 15 ditësh do të jetë një sinjal për Brukselin. Ndërkaq, Partia Demokratike, mësohet se po përgatitet për të kërkuar rrëzimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Sipas PD, ligjet në fjalë, dalin jashtë kornizës së Kushtetutës së re.

Po ashtu, Partia Demokratike po përgatitet për të çuar në Kushtetuese edhe ligjin e miratuar së fundmi, atë për organet e qeverisjes së drejtësisë, që parashikon, mes të tjerash, ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, konsiderohet nga demokratët si një ligj në shkelje flagrante të kushtetutës.

Nënkryetarin demokrat i komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, e konsideron antikushtetues komisionin “ad hoc” që parashikon ligji. Sipas tij, komisioni “ad hoc” është një strukturë që nuk parashikohet nga Kushtetuta dhe është krijuar për t’i imponuar Kuvendit të Shqipërisë vullnetin e disa njerëzve të caktuar, me gjasë nën kontrollin e qeverisë. Kjo është arsyeja që, sipas demokratëve, e bën flagrante shkeljen e Kushtetutës dhe që detyron opozitën të ankimojë ligjin në Kushtetuese, sapo ai të botohet në fletoren zyrtare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social