"Drejtësia", pas Vlahutin e Lu
Rama 2 orë takim me Metën 

Rama 2 orë takim me Metën ">
Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi mes shefit të qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit Meta në ambientet e vilës 30 në kryeqytet. Ende nuk dihen detaje nga ky takim por mendohet se ajo çka i bëri bashkë dhe po i bën bashkë në këto ditë është Reforma në Drejtësi.
 
Në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama është mjaftuar me një “natën e mirë” përballë gazetarëve.

Takimi i dy udhëheqësve të maxhorancës mbërrin pas përfundimit të draftit të ekspertëve për reformën në drejtësi, ndërkohë që një draft tjetër është hartuar edhe nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ky takim vjen pas atij që kryeministri pati pasdite në ambientet e kryeministrisë me dy ambasadorët Vlahutin dhe Lu. Mendohet se çështja që ka bërë bashkë në takime të kaq të shpeshta krerët e shtetit është pikërsisht Reforma në Drejtësi.

takimi vila 30

Sipas burimeve për Shqiptarja.com në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e Gramoz Ruçi . Ndërkohë vlen të theksohet se më herët gjatë paradites kreu i Kuvendit Meta ka takuar ministrat dhe ka kërkuar që çështja të kalojë në nivel politik ndërkohë që kryeministri Rama është shprehur skeptik lidhur me këtë fakt duke theksuar se Reformën duhet ta marrin në dorë ekspertët dhe se u takon atyre të vendosë.

takimi vila 30

lu dhe vlahutin
(Foto nga vila 30 ku po mbahet takimi Rama-Meta)

Ora 16:50  Vlahutin e Donald Lu takim me kryeministrin Rama
Dy diplomatët synojnë zhbllokimin e ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për draftin e reformës. Ndërkohë më parë ambasadori Lu ka sqaruar edhe rolin e tij për Reformën në Drejtësi duke theksuar se angazhimi nuk është personal, por pjesë e axhendës së rekomanduar nga Shtëpia e Bardhë. 

lu dhe vlahutin

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën